01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në parathënien e librit „Algjeria - e kaluara dhe e tashmja", historiani i

mirënjohur rumun Stelian Brezeanu thekson: „Profesori Kopi Kyçyku,

autori i këtij libri, është një nga intelektualët e mëdhenj të Shqipërisë së

sotme, ... specialist i shquar në historinë e Ballkanit në moshën e formimit

të kombeve moderne… Përmes veprimtarisë së vet shkencore dhe

publicistike, profesori Kyçyku ka mundur të vendosë lidhje të ngushta midis

intelektualëve shqiptarë dhe rumunë, sidhe ndërmjet dy vendeve tona. Ky

libër i shkruar me erudicion dhe ngrohtësi humane, e zgjeron horizontin e

preokupimeve të tij drejt vendesh të tjera të botës mesdhetare". Nga ana e

vet, ambasadori i Algjerisë në Buluresht, në fjalën hyrëse të librit thekson:

„Duke marrë shkas nga fakti që autori i kësaj vepre është njëkohësisht

inxhinier gjeolog, le të më lejohet të huazoj emrin e një instrumenti -

sondës, me të cilën ka ditur të zhbirojë në thellësi spiritualitetin algjerian,

historinë e tij të pasur dhe qytetërimin tejet të hershëm, domethënë e ka

sonduar këtë truall pjellor për t’ia përcaktuar natyrën, duke nxjerrë prej tij

të gjitha mineralet e çmuar".

Vlerësime po kaq të larta janë bërë dhe për librin „Historia e shkurtër e

Azerbajxhanit", ku, ndër të tjera, autori Kopi Kyçyku ka hedhur

hamendjen e një prejardhjeje të përbashkët të shqiptarëve dhe banorëve të

një zone të gjerë të Azerbaixhanit, që thirret Shqipëria Kaukaziane. Ja si

shprehet autori për këtë çështje: "Sipas mendimit të shumë hulumtuesve,

Shqipëria Kaukaziane nuk duhet konfonduar me Shqipërinë që ndodhet në

Ballkan. Është e vërtetë që, tani për tani,nuk disponojmë asnjë dokument të

shkruar, i cili t’i mbështesë ata që nuk e përjashtojnë mundësinë e

ekzistencës së disa lidhjesh të lashta e të fuqishme ndërmjet entiteteve

Shqipëri (e Ballkanit) dhe Shqipëri (e Kaukazit), por nuk duhen anashkaluar

kurrsesi tiparet e panumurta themelore, të cilat të dy popujt, shqiptar dhe

azer, i kanë të përbashkëta, sidomos ato që lidhen me karakterin dhe

konstitucionin e tyre shpirtëror, me dashurinë për atdheun e për gjuhën,

madje edhe pamjen fizike tepër të ngjashme. Të bukur, shtatlartë, me flokë

të zinj dhe sy gështenjë, na thonë autorët antikë për shqiptarët kaukazianë

dhe nuk është aspak e vështirë t’i përqasim me malësorët e Azerbaixhanit të

sotëm, të Dagestanit dhe të Shqipërisë ballkanase. Edhe përshtatja e tyre

ndaj kushteve të reliefit dhe të klimës na nxit të përsiatim në këtë drejtim".

Më tej, autori ve në dukje: „Një argument më shumë, i cili do t’i përligjte

këto përçapje hulumtuese është fakti që, në kohëra të lashta, për shkaqe

tashmë të njohura, - luftra, shkëmbim popullsish, deportime, - ka të ngjarë

që një pjesë e popullsisë të jetë shpërngulur në njërin kah apo në tjetrin. Dhe

412

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!