01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BAHTIE GËRBESHI ZYLFIU 87

Gratë në muzikë

Kuptohet se është e pamundur që të japim një pasqyrë të plotë historike e

kronologjike të kontributit të grave në fushën e muzikës, mirëpo, hulumtimi

i kontributit të grave në këtë fushë, jep të kuptojmë se në disa vende, deri

diku, është bërë përpjekje për të ndriçuar kontributin e grave në muzikë. Në

anën tjëtër, shumë vende të tjera ende janë shumë larg ndriçimit të

kontributi të tyre në këtë fushë.

Edhe pse muzika ka pasur vend të rëndësishëm në jetën e popujve të vjetër,

si dhe përkundër faktit që shumë legjenda janë bartur në letërsinë e

përgjithshme të Greqisë antike, është vështirë të vlerësohet drejt roli dhe

vendi që kanë zënë gratë në muzikën e asaj kohe. Një vlerësim i drejtë është

i pamundur për shkak të mungesës të të dhënave të dokumentuara.

Në këto vështirësi has muzikologu i cili hulumton të kaluarën me qëllim që

të zbuloj çka kanë arritur gratë në muzikë. Çdo hulumtues i cili ka provuar

të zbuloj më shumë për botën e grave në këtë fushë, ose së paku për të

dëshmuar praninë e grave në muzikë, ka pasur problem për shkak të

mungesës së fakteve historike. Kështu, disa studiues mendojnë se gjurmët e

grave në muzikë qëllimisht janë fshirë dhe janë anashkaluar, ose janë

harruar për hatër të historisë mashkullore, të cilën e kanë shkruar meshkujt

për meshkuj.

87 E lindur nė vitin 1967, nė Prishtinė. Shkollėn fillore, tė mesme, studimet e

rregullta si dhe ato pasuniversitare i ka bėrė nė Prishtinė. Ka magjistruar nė vitin

1998, kurse mė 2003, nė Fakultetin Filozofik, dega e Historisė, ka mbrojtur tezėn e

doktoratės me titull: “Elena Gjika (Dora D’Istria) – jeta dhe vepra”. Hulumtimet

shkencore kryesisht i ka bėrė nė Bukuresht, Tiranė, Prishtinė, Zagreb, Zarė, Sarajevė

etj. Pas pėrfundimit tė studimeve ka punuar si gazetare, pastaj si mėsimdhėnėse nė

gjimnazin Eqrem Çabej nė Prishtinė. Prej fillimit tė vitit 2000 punon nė Bibliotekėn

Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės. Gjithashtu ėshtė ligjėruese nė Fakultetin e

Edukimit. Ka botuar një sërë punimesh (Gruaja e shėndoshė – familja e shėndoshė,

Sektet islame, fetė e pėrziera, Laskarina Bubulina – symbol i trimėrisė dhe i

sakrificės, Doktor Ibrahim Temo – figurė e ndritur e kombit shqiptar, Fatin tragjik

Selfixhe Broja e kishte tė pėrcaktuar nga diktatura, Musine Kokalari – krijuese dhe

intelektuale e pamposhtur, Elena Gjika (Dora d’Istria) figurė madhore e Rilindjes

Kombėtare Shqiptare, Tradicionalja apo biblioteka digjitale, Dr. Muhamed Mufaku,

Shqiptarėt nė botėn arabe në revista shkencore dhe në të përditshme si Itifak, Bota

Sot, Studime Orientale, Koha Ditore etj)

298

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!