01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Një burrë mjaft i mplakur, që shiste kundër ligjit në trotuar një shishe vere

fshati, në një lagje të varfër të Bukureshtit e në një ditë mjaft të ftohtë

nëntori më tha:

"Nuk na vjen mirë për atë që po ndodh në Itali. Ne nuk jemi ciganë, jemi të

gjithë kushërinj me italianët. Romakët e dakët ishin një.

Përballë tij, lart mbi një pallat të vjetër të lyer me ngjyra të çelura që po

veniten, varet reklama e kandidatit të partisë në pushtet për Parlamantin

Evropian.

Sllogani thotë: "Unë promovoj Rumaninë".

Dhe në këtë kuadër, nuk ka se si mos të të vijë në mendje Migjeni dhe vargu

"mjerimi i mirëfilltë ndjen tradhëti...".

"Evropa ishte një mashtrim i madh", më thotë plaku, "Evropën e ndjejnë ata

që kanë përfituar përherë, biznesmenët, tregtarët, qeveritarët."

Korrupsioni dhe zakoni

Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti është një qytet i bukur, por jo kur bie

shie, nga që ka shumë ndërtesa gri ato reflektojnë zymtësirë. Dhe i zymtë, i

shëmtuar i trishtë, m'u duk stacioni qendror i trenit, Gara de Nord.

Unë udhëtova nga Timishoara natën me tren dhe megjithë kushtet që për

këtë linjë janë të klasit të parë, trenat janë të vjetër dhe udhëtimet zgjasin

shumë kohë, në mënyrë të veçantë udhëtimi me makinë.

Hyrja në Bashkimin Evropian do të thotë shkurtim të kësaj rruge gati me

gjysmën e saj.

E megjithë amortizimin Rumania është e lidhur me rrugë hekurudhore me

pjesën tjetër të Evropës.

Teksa zbresim në platformë një njoftim me megafon thotë se treni nga

Praga do të vonohet për shkak të një greve në Hungari.

Sapo dal nga stacioni trotuari verdhon nga taksitë e shumta. Shoferët e tyre

të dalin përpara e të ftojnë në korr.

Siç ndodh në këtë bisnes, jo të gjitha makinat punojnë me taksimetër.

Megjithatë ato janë mjaft të lira dhe po kaq i lirë është edhe transporti

publik.

Gati 10 vjet më parë, në kohën kur jetoja në Bukuresht nuk mbaj mend të

kem pritur gjatë, metronë, autobusin, tramvajin apo trojelbuzin.

Qe gjatë udhëtimit me autobus dhe tren ku përjetova edhe formën e parë të

parregullsive në Rumaninë evropiane.

Në Timishoara m'u desh të jepja më shumë se çmimi real i biletës, pasi më

thanë se nuk kishte bileta. Mëngjesin kur zbritëm në Bukuresht, pasagjerët e

trenit me të cilin udhëtova numëroheshin me gishta.

Ndërsa rasti i parë ishte udhëtimi nga aeroporti për në qendër të

Bukureshtit. Megjithëse autobusi ishte i pajisuar me matës për bileta dhe

abone, pasagjerët vendas i jepnin nga xhami shoferit disa lei.

229

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!