01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të mëvonshme a, siç e ka thënë autori, brenda mitit të sistemit poetik të tij,

“Lasgushi krijoi një mit të ri, mitin e përjetshëm të gruas dhe të dashurisë

për të”; çka për gjendjen shoqërore të vendit tonë, në kohën kur shkruante,

“Lasgushi u vu në rolin e pionierit, . . . e drejtoi atdheun në rrugën e gjatë e

të mundimshme të emancipimit e të prosperitetit”, të një mendësie

qytetëruese dhe të çlirimit shpirtëror.

Në kapitullin e fundit “Jashtë dhe brenda shtëpisë së yjeve të Lasgushit”,

autori na ka dhënë mitin e jetës dhe, më tej, mitin e përjetësisë së tij; ai ka

treguar se me qëndrimin e tij dinjitoz gjatë dekadave të diktaturës, poeti i ka

dhënë popullit të vet mësimin tejet fisnik të kundërvënies ndaj saj.

“Martirizimi i tij – shkruan autori – është një mit në vetvete…Ai ka një

armë vdekjeprurëse: mitin e heshtjes së tij”.

Në “The Myth of Lasgush”, termi “mit” është përdorur nga autori në disa

shtresa kuptimore. Përveç kuptimit kryesor, d. m. th. “rrugës tek shtëpia e

poetit”, termi është përdorur dhe për vetë jetën e poetit, siç e çekëm në

paragrafin pararendës. Në një rast tjetër është thënë: “Poeti krijoi një mit të

ri: mitin e gruas dhe të dashurisë së saj”, etj.

I rrëmbyeR nga lënda poetike që shqyrton, i mrekulluar nga miti lasgushian,

stili i Kapuranit në parashtrimin e ideve, situatave poetike, interpretimin e

strukturave tekstore, gjuhës dhe elemnteve tjera të poezisë lasgushiane,

karakterizohet jo vetëm nga thellësia e mendimit, mprehtësia, por edhe nga

hijeshia; stili i autorit është edhe ai poetik dhe i ekzaltuar, shpesh mjaft i

sofistikuar.

Referncat teorike lidhen me emra autoritetesh të njohura boterisht në fushën

e filozofisë, estetikës, gjuhësisë, kritikës letrare, poezisë si: Roland Barthes,

Ferdinand De Saussure, Jacques Derrida, Martin Heidegger, Terence

Hawks, Jacques Lacan, F. O. Mathiessen, Pablo Neruda, Friedrich

Nietzsche. Ndërsa për trajtimin me konkretësi të mitit, autori ka vlerësuar

Eqrem Çabejn dhe Ismail Kadarenë.

Studiuesi i parë i poezisë së Poradecit, Çabej, në v. 1929 e ka cilësuar

Lasgushin si poet “të cilin Shqipëria do t’ia falë njëherë botës”. Me

monografinë “The Myth of Lasgush” të dr. Kapuranit, është bërë hapi i parë

shumë i rëndësishëm drejt jetësimit të mendimit profetik të studiuesit tonë

të madh. Vlerën studimit ia shton përkthimi nga ana e autorit i njëzet e pesë

poezive të poetit, në të cilat autori ka bërë përpjekje për ta ruajtur jo vetëm

idenë, por edhe mekanizmat teknike të poezive.

297

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!