01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Menjëherë hap me gisht një vrimë në murin e Parajsës

Dhe i fton pijanecët të shohin.

E ndonëse dridhjet nuk i lenë të shohin veçse një arnë bari

s’është pak për vdekatarët.

Derisa ngrihet njëri dhe e prish muhabetin. E thotë:

“Së shpejti, së shpejti vjen mbrëmja

atëhere do çlodhemi e do kemi paqe shumë!”

Ngrihen njëri pas tjetrit nga tryezat

fshijnë buzët e njoma me shami

dhe iu vjen shumë, shumë turp.

Poema për poezinë

Gjithë jetën kam mbledhur lecka që të bëj një dordolec

Kujtoj ditët kur, fshehur nën shtrat, përsosja veprën

kujtoj turmën e këpucëve të vjetra ku mbështesja kokën nganjëherë

kur më kaplonte gjumi

e tani që është gati

natë për natë fik dritën dhe mjafton

të dyshoj se mund të jetë atje

e nis të ulërij nga tmerri.

Nga dritarja

Nëse ndonjëherë do të mbërrijmë në Qytet

do të shohësh edhe ti si hapen kanatet

e si gratë hedhin në rrugë krahë engjëjsh mbetur

nga darkosja.

Ftohtë

Në kufijtë e kujtesës është aq ftohtë saqë

po të plagosej një mjellmë

në plagë një plak mund të banonte

Në kufijtë e kujtesës është aq ftohtë saqë

vetëm fqinjët rrijnë zhytur gjer në brez në miell druri e këndojnë

vetëm fqinjët – si ca flakë gjelbëroshe.

67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!