01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nehat Islami drejtor i gazetës «Rilindja» të Prishtinës dhe pak kohë më pas

me ftuan që të çel ekspozitën. Për mua ish sukses i madh, mjafton të shihje

pritjen që më bëri jo vetëm shtypi në Kosovë por edhe në Beograd, siç ishin

gazetat Politika, Lufta etj. Me prekëse ishte pritja që më bëri Bekim Fehmiu

– aktori që mbuloi rolin e Uliksit – i ardhur nga Londra, pasi atje punonte

një film, i cili mori pjesë në përurimin e ekspozitës. Ymer Shkreli në fletet e

gazetës « Rilindja » të datës 8 gusht të vitit 1968 do të

shkruante: »Megjithëse ekspozita e Ibrahim Kodrës u çel gjatë sezonit të

verës, mundi të tërhiqte një numër të madh admiruesish të arteve figurative

të Kosovës. Ekspozitën e vizituan 13.000 vetë. Një numër kaq i madh

shikuesish nuk është parë në asnjë shfaqje tjetër në Prishtinë». Ekspozita u

çel në hollin e Teatrit Popullor. Historia e shqiptarëve të ish-Jugosllavisë –

rreth dy milionë – mund të ketë vetëm një titull : »luftën për çlirim dhe për

njohjen e krenarisë se tyre kombëtare». Këtë krenari, në krye turqit e më pas

serbët e kanë shkelur pa prerë duke u përpjekur që të mbysin me pahir. Në

letërsi kjo dëshirë quhet «domosdoshmëri e mallkuar» që haset në të gjitha

shkrimet ose pothuaj të të gjithë autorët e çfarëdo vërse qofshin. Ka pasur

edhe syresh që me cinizëm racial i kanë quajtur shqiptarët «njerëz me

bisht». Vjershëtori Esad Mekuli, një nga kokat e letërsisë së re pas luftës së

dytë botërore, shfren me zgjuarsi në një ndër poezitë e tij davanë e atij bishti

tek shqiptarët : «është një tërkuzë me të cilën lidhin kizën në brez, që lipset

për punë të lodhshme dhe mund ta shohësh paksa nëpër shalë. Është arkaja

e vuajtjes por edhe e qëndresës». Në përshkrimin që këta vjershëtorë i bëjnë

vuajtjes së njerëzve të atij populli ndeshemi me një ngarkesë të madhe

emocionale. Një emocion i tillë shfaqet tek poezia e Enver Gjerçekut, pas të

cilit njerëzit e letrave nuk mund t’i vendosë mbi nivelin e jetesës se një

kombi të rrëgjuar nga uria, siç është Kosova. Përpjekja që bëhet për të

gatuar çorbën në sofrën e një shtëpie – mundësisht në sofrën e vetë autorit,

duke parë tërë autobiografinë që sundon në të gjithë veprën e tij – është

kthyer në një rit, në venom që përsëritet paçka se qëllimi i saj objektivisht lë

për të dëshiruar. Kështu, në qendër të poezisë shfaqet nëna që shtron

«sofrën» (një tryezë e rrumbullakët një pëllëmbë nga toka) që grish

vocërrakët të ulen, ndonëse s’ka gjësendi për të ngrënë. Me anë të

shkrimtarëve kam arritur të njoh një krahinë tërheqëse që jetonin akoma së

toku sipas natyrës «primitive» dhe kjo me pëlqen. Aty do të gjesh dhe sot e

kësaj dite disa mënyra jetese që tashmë janë lënë prapa nga pjesa tjetër e

Evropës. Ky përshkrim nuk lartëson vlerat, madje as i përdhos. Këtë

kontradiktë e përjetojnë personazhet e romanit të famshëm «Heshtja e

armëve» i Ramiz Kelmentit. Kosova dalëngadalë por pa u ndalur po i lë

prapa këto kontradikta. Kultura e shqiptarëve të ish Jugosllavisë është

mbushur me këto kontradikta, por identiteti kombëtar mbetet një urë lidhëse

dhe bashkimi. Në katundet ku kohë më kohë mungon drita elektrike dhe

nuk ka rrugë kryesore, njerëzia jeton çdo ditë lidhur me forma arti shumë të

444

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!