01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Balada e Rilkes luan loja kukullash lojën ku ngjizet katedra që fton

provimin e parë të jetës, ... për t’u diplomuar përtej si njohës me sqimë i

realitetit, qoftë të hidhur, të gjërave a gjëmave.

Gjersa t’ja mbërrish e të bëhesh engjëll i elegjive...

asoj elegjish që luhen me lirë apo lahutë, por veç ndër kufij, përgjatë

sinorëve të qenësisë kur marazi i mbrapshtë të gjegjet shkurt e gjithaq

shpinëkthyer: mëso më së fundi nga njeriu... si të duam kukullat!

Nëmospo, prit sikur parajsën. Ti e di, teksa dashje krijon, se parajsa e

krijuesve është një parajsë kukullash hirushe, kësulëkuqe, pinokë,

borëbardha, barbi, të bukura e bisha...

“Kur ishim fëmijë,

bisedonim me delet

që na flisnin fjalë të mençura.

Çudi! Kur rritemi dhentë nuk na flasin më”

Na e vargëzon kështu Frederik Reshpja kohën e tij të lodrave, atë kohë

kursa duket, kukullat e fëmijës që do bëhej poet ishin mishëruar ndër dele,

si totem i shpirtit të klanit mjerim.

Dhe paskëtaj, ...pikëçudinë e klanit mjeran të të rriturve.

Para tij, poeti i bukur si çilimi, Bodler, pat luajtur me lodrën e moralit në

shkrimin aq të ndjerë Moral du joujou; Dhe na kthen kohës prapa: “Gjithë

fëmijët u flasin lodrave të tyre. Lodrat bëhen aktorë të dramës së madhe të

jetës, ngucur në odën e errët të trurit të tyre të vockël”.

Kishte nevojë poeti i “thjeshtësisë barbare” t’i rikthehet pa ledha asaj

mundus infantile, të shprishte kukulla dhe kolovitej mbi kalë të drunjtë, si

kalorës i hershëm vetmitar kah zhbirimit të “shtysës më të parë metafizike”.

“Mais ou est l’ame? ia plas poeti si fëmija. Po shpirti ku na qenka pa?

Hiç! Dhe njëherit: “Bash këtu zë fill trullosja dhe trishtimi”.

Kaq?! Po atë ku e lamë?

Atykohërash kur ishte seç na ishte... Në oaze iliadash, ehee, kohë përpara

Iliadës së vargut homerik. E di i dliri Bodler edhe moshën e foshnjes

poetike, sepse bariste dhe ndër oazet e atit Homer. Ndaj na thotë veç

zëfillin, atë me emrin trisht (që ndër ne tingëllon si numër). Nëmos e ditka

ku është shpirti, ama di si mishërohet.

Se as ati i epikës s’na e tha ku shpirti ishte, por veçse në ç’formë do prehet

dhe kush do ta përcjellë përtej: “ Trishtimi qenka fati i ynë; andaj jetët tona

do këndohen gjer në përjetësi, nga e tërë njerëzia që do t’vijojë”.

E do vijojmë ne, ende të endemi, edhe në Teatrin e kukullave te Hajnrih von

Kleist.

101

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!