01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SCRIPTA MANENT

ANTON ÇEFA

Sistemi poetik i Lasgushit në një monografi

(Mbi veprën e dr. Anastas Kapuranit “The Myth of Lasgush”)

Në vitin 1978, studiuesi e kritiku letrar Sabri Hamiti, në një përmbledhje të

tijen të poezive të Lasgushit me titullin simbolik “Vdekja e Nositit”, pajisur

me një studim analitik, shkruante: “Poezinë e Lasgushit e ka përcjellë

kritika letrare shqipe edhe në kohën kur është botuar nëpër revista e

publikime të ndryshme, edhe mbas daljes në libra të veçantë. Mirëpo, edhe

sot në shqip nuk kemi një shkrim monografik mbi veprën poetike të tij.”

Kjo gjendje ka vazhduar deri në ditët e sotme. Si për çudi të këtij fakti, për

poezinë e Lasgushit – këtë poet që i përket jo vetëm letërsisë shqipe por

edhe asaj botërore – kemi në dorë të parën monografi dhe këtë në gjuhë të

huaj: “The Myth of Lasgush”, vepër analitike me vlera të mëdha shkencore,

e studiuesit Anastas Kapurani, botuar në Upfront Publishing LTD, United

Kingdom, në v. 2004.

Është i gjatë vargu i punimeve studimore për poezinë e Lasgushit. Ai fillon

me Çabejn, (artikull i vitit 1929), dhe vijon me Nonda Bulkën (në një

shkrim panoramik për letërsinë e kohës), Skënder Luarasin (një artikull

gjithashtu panoramik, me titull “Letërsia moderne në Shqipëri”, në gjuhën

serbo-kroate), Mitrush Kutelin, Kristë Malokin. Myzafer Xhaxhiun, Vehbi

Balën, Rexhep Qosjen, Sabri Hamitin dhe Frida Idrizin. Ismail Kadare, në

“Ftesë në studio” e ka çekur poezinë e Lasgushit dhe ka dhënë disa të dhëna

me interes për jetën e tij në kohën e diktaturës. (Nuk jam plotësisht në dijeni

nëse është bërë ndonjë studim i tillë nga v. ’90 e këndej).

Rexhep Ismaili në mbasthënien e librit të tij “Poezia e Mihail Eminescu-t”,

duke kritikuar studiuesit e metodës krahasimtare, që kanë bërë fjalë për

ndikimet e Eminescu-t tek poezia e Lasgushit dhe duke argumentuar faktin

që “epërsia e Lasgushit ndaj Eminescu-t është e dukshme, ka shtruar

problemin shumë të rëndësishëm që “kur flasim e shkruajmë për poezinë

është mirë të nisemi përherë nga teksti konkret, të bëjmë interpretimin e tij

dhe interpretimin e figurave poetike e nocioneve, për të gjetur verifikimin e

tyre një herë brenda sistemit poetik të autorit, e pasi të bëjmë këtë punë të

kërkohen lidhje e përgjasime.” (Për këtë paragraf dhe të mësipërmin, shih:

Sabri Hamiti: “Lasgush Poradeci – Vdekja e Nositit”, f. 46).

294

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!