01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

parë Colosseo-n, Tour Eiffel-in, Alpet e Evropës dhe Piramidat e Egjiptit),

kështu që rri larg të ngjashmëve, si shqipja, dhe bluan gjëra që s’i bluan

askush, sepse të tjerët nuk mund as t’i çojnë nëpër mend.

Sipas të gjitha gjasave, sa pa dalë në dritë diçka e re për sektin e fshehtë të

Sionit, argumenti i këtij refuzimi do të mbetet enigmë për hulumtuesit e

psikologjisë dhe ideve bashkëkohore. Sidoqoftë, tregimi mbaron këtu, ku

duhej të fillonin dokumentet (jermi i tmerrshëm i tyre), të cilat një njeri si

unë nuk i njeh, pasi dëshmitë e ndryshme gojore nuk mund t’i përdor si të

tilla, sado të besueshëm të jenë njerëzit që i thonë. Ndoshta ndonjëherë do të

kemi të bëjmë me diçka që do ta quajmë punë më të mençur: do të kemi të

bëjmë me ese apo studim.

LINDITA KOMANI

Refuzuesi Hesse, Lasgush refuzuesi

Ndjekja e një emisioni për shkrimtarin Hermann Hesse më solli para më

shumë se dy vjetësh deri në librin “Zarathustras Wiederkehr (Kthimi i

Zarathustrës)”. Në një publikim të shtëpisë botuese Suhrkamp libri me këtë

titull ka në përmbajtje fjalën që në vitin 1919 Hesse i drejtoi rinisë gjermane

përmes thirrjes kritike “Kthimi i Zarathustrës” dhe shkrime të tjerë kundër

radikalizmit të majtë dhe të djathtë. Libri u desh të porositej pranë një

librarie të madhe, sepse nuk bën pjesë tek tepër të frekuentuarit e Hesse-s, të

cilët rëndom mundesh t’i gjesh në çdo librari të një shteti gjermanishtfolës.

Letrar-artistikja brenda tij është e asaj natyre që pak dijnë ta vlerësojnë e aq

më pak ta preferojnë.

Janë bërë dy vjet prej atëherë, por tronditja edhe në të lexuarën për të

disatën herë më mbetet si në herën e parë, edhe figurat që më shfaqen para

syve janë thuajse të njëjtat. E do sinqeriteti i këtij rasti të shprehem se disa

figura të tjera më janë shtuar disa pas leximit të “Rrno vetëm për me

tregue”. Por më e qartë mes të gjithave më mbetet fytyra e Lasgush

Poradecit. Ndoshta sepse në mendimin tim ai shfaqet si aplikuesi më i

suksesshëm në praktikë i fjalëve që Hesse i ngriti si profeci për ç’do

ndodhte me poetët në komunizëm, i përshkrimit që dha për poetin e vërtetë

në tërësinë e letrave që u titulluan “An einen Kommunisten (Një

komunisti)”.

Për siç e ka dashur fati, Hesse dhe Lasgushi kanë njëfarë ngjashmërie në

pamje, një frymë e ngjashme i lidh dhe në të shkruar me atë mbajtjen pezull

në një masë të mrekullueshme poetike, të dy e kanë pasur syrin e dorën e

piktorit... Kur e vendos veten të gjesh ngjashmëri të kësaj natyre, mbetet

354

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!