01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BISEDAT HAEMUS

CONVORBIRILE HAEMUS

Homo Balcanicus

ose

një bisedë e shkrimtarit FLURANS ILIA me poetin slloven me

prejardhje boshnjake ESAD BABAÇIÇ

Festivali III. Ndërkombëtar i Poezisë “Poeteka”

Durrës, Maj 2007

Pas disa gotave me verë të bardhë, bashkërisht, nga restoranti jemi kthyer

në hotel. Dielli i pasdrekes djeg pamjen e turbullt të çatisë përballë dritares

së dhomës, mbi të cilën një bashkësi pëllumbash qëndrojnë të strukur,

squkës, dhe të pagojë. Esad Babaçiç, poeti me origjinë boshnjake, i ardhur

nga Sllovenia, më tepër i përngjan një basketbollisti me trupin e vet gjigant

dhe veshjen sportive. Koka e tij e qethur në nivelin zero, mban statusin e një

ikone të muzikës pank, pa lidhje fizionomie me portretin e “mendimtarit”,

që jemi mësuar të kërkojmë më kotë në antologjitë e poezisë. Muzika gjallon

në kompjuterin e tij. I pagojë, ai noton në përhumbjen e asaj që përgatitet të

thotë më pas. Përthith fjalët dhe muzikën e këngës “Chelsea Hotel” nga

Leonard Cohen, ndërsa përgatis pyetjet për bashkëbisedimin tonë. I kërkoj

ta uli pak volumin e baladës, që më ngulet mu si thumb blete në llapën e

veshit, duke mos më lënë hapësirë përqendrimi, por, ai kundërshton.

“Harroje,” thotë. “Pa muzikë nuk mund të përqendrohem në këto çaste. Ne

jemi të shëmtuar, por fatmirësisht, me vete kemi muzikën.”

Çfarë është vargu për ju?

Urë për në përjetësi. Vendi ku shpirti im prehet.

Çfarë nënkupton poezia, veçanërisht, për popujt ballkanik?

Mendoj se poezia për ballkanasit ka përmasa të tjera, akoma edhe më të

mëdha se pjesa tjetër e Evropës. Ne jemi njerëz të “sëmurë” nga ndjenjat.

Ne jemi njëkohësisht përçues të emocioneve të reja.

335

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!