01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Tempulli” si poemë me elemente më të ngjeshura ideore (ndoshta, pa e

tepruar aspak, sa të një vepre komplete në vete), ishte e qartë se "kërkonte"

më shumë. Apo ndoshta vetëm edhe pakëz më shumë…

Ca kohë më vonë, në prill të v. 2007, duke shpërndarë një ftesë (në kuadër

të aktivitetit virtual të seguraweb-ars poetica) për pjesëmarrje në konkursin

poetik "Agim Ramadani" në Cyrih, më shkrepi një mendim që t’i qasem

edhe njëherë dhe ta përgatis për atë konkurs.

Pse jo, thashë. Ashtu dhe bëra.

Ajo më kryesorja… me çfarë nuk isha i kënaqur kishte të bënte me

“mllefin” dhe frymën e rëndë që reflektonte, ose “energjinë negative

pothuaj si elektricitet statik” përgjat gjithë shtyllës poetike, të cilën mund ta

keqkuptonte lexuesi (gjëra që në letërsi duhet të jenë të minimalizuara,

tekefundit, sa më shumë që të jetë mundur!!). Shkruar në kohën kur mllefi

dhe ngarkesat psikologjike të luftës ishin evidente, poema kërkonte një

zbutje në rrafshin emocional nga përspektiva autoriale, kërkonte një

distancim më të madh (në shumë vende) në raport me ndjesinë subjektive.

Mirëpo hetova se kjo nuk ishte edhe aq e lehtë të arrihej, ose jo tek ashtu,

me ato çfarë vetë i kisha qullur e bërë brum dikur.

Për dallim, kësaj radhe unë dhe poema ia dolëm dhe gjetëm njëfarë

kompromisi (them kompromis… sepse shikuar holl-e-holl, as ajo por as unë

prapë, nuk ishim tamam 100% të kënaqur).

Pas shumë viteve pra të mbetjes e gjymtuar, jo e kryer, e kuptohet as e

publikuar, ajo u cilësua dhe u plasua në vendin e parë, iu nda Çmimi i Parë

në konkursin për poezi e pikturë, “Me Agim Ramadanin, 2007” (mbajtur

më 28-29 qershor 2007 në Cyrih të Zvicrës). Këtij tributi, kryekëput

personal poetik… për atë më madhështorën si sakrifikim i vetëdijshëm

kolosësh, tribut për më të skajshmën që njeriu mund të ofrojë në altarin e

lirisë, për aktin heroik të qëndresës së kryekomandantit legjendar Adem

Jashari, për aktin heroik të gjithë familjes Jashari dhe gjithashtu si tribut

personal për gjithë të tjerët dëshmorë të Epokës së Nderit, me mirënjohjen

publike si “baladë fituese” nga juria profesionale e konkursit iu dha edhe një

dimension tjetër.

Në këtë mënyrë nderohet edhe autori i saj, nëse ai është munduar që një zë i

brendshëm sadopak të jehojë. Një eho për një vesh të vetëm shpesh mund të

jetë edhe aluzion, ose nuk është e mjaftueshme. Është vetvetiu nderim dhe

kënaqësi kur ndonjë eho aty-këtu e kapin edhe veshë të tjerë, shumçka

përplotësohet kur një mesazh e kapin edhe zemrash të tjera… Ky tekefundit

është edhe qëllimi kryesor i çdo krijimi artistik. Natyrisht se është nderim i

madh, satisfaksion e çfarë të duash kur autorit i thuhet në njëfarë mënyre se

ai zë “dëgjohet” qartë… dhe se ia vlenë të dëgjohet. Sepse sa i përket atij

vetë në një krijim, ndoshta kaq mund të ofrojë një poet, asgjë më shumë. Ai

221

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!