01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Poezia shqipe pati një zhvillim tronditës gjatë shekullit XX. Formulat e

viteve `30 u zëvendësuan egërsisht nga formula e realizmit socialist, aq sa

ndonjë risi e rëndomtë, për shkak të ngurtësisë që sundonte, tingëlloi si

arritje e hatashme. U ec pas parimit në vendin e të verbërve qorri është

mbret. Kur populli e çante rrugën e historisë me shpatë në dorë, ishte mëse

e vështirë ta çaje rrugën e vetmisë me penë në dorë, sepse mund të

gdhiheshe i shkuar në shpatë, siç ndodhi jo pak herë. Korifenjtë e poezisë së

realizmit socialist ngatërruan qëllimisht pushtetin politik me atë poetik dhe,

pas rënies së regjimit, shtrënguan me thonj e dhëmbë një pushtet që mund të

quhet mediatik. Mëkatet e tyre u lanë mënjanë falë disa dhuntish fatale tejet

njerëzore (siç është etja për të ngatërruar magjinë e një moshe të caktuar me

situatën politike të kohës përkatëse, nevoja për të falur ata që s’kanë si të të

shkatërrojnë më etj), por edhe ca mekanizmash të mass-medias, që vihen në

punë nga shoqëritë e ndërmjetme për të mos shfarosur krejt njerëzinë. Bënë

sa mundën, janë pleq e janë penduar – dhe është gati e pamundur të ndash

nëse pendimi i tyre erdhi nga plakja, apo plakja e kumtit poetik sajoi në

kokën e lexuesit bindjen se janë penduar.

Brezi i ri i poetëve u përpoq të ndreqte ç’ish përdhosur më parë dhe ia doli

mbanë të sillte në shqip një poezi përgjithësisht të pastër, vetjake, të denjë

për arenën evropiane, duke ruajtur me një përkushtim të admirueshëm fillin

e pakëputur të traditës.

Arian Leka është një nga zërat e pangatërrueshëm të këtij brezi dhe një

autor që bën poezi programatike, të lartë, për të mos thënë vizionare. Ajo që

e shquan nga zërat e tjerë është thellësia dhe largpamësia e programit

poetik. Një program që nuk shkon nga letra tek autori, duke iu bërtitur

gërmave e tingujve të bëhen vargje, por që rrjedh natyrshëm nga autori dhe

kthehet si vetiu në poezi. Lindur në Durrës më 19 shkurt 1966, pasi studioi

(aspak rastësisht muzikë, them unë) në Liceun “Jan Kukuzeli”, përfundoi

Fakultetin e Histori-Filologjisë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe i

plotësoi studimet në Itali (Firence) për letërsi të re evropiane. Në vitin 1994

boton vëllimin me tregime Ky vend i qetë ku s’ndodh asgjë, pasuar nga

Sacro e Profano, Veset e të Vdekurve, Doan Doel, Legjendat më të bukura

(1, 2), Anija e Gjumit, romanin Gjarpri i Shtëpisë, Strabizëm – poezi, dhe

Shpina e Burrit – tregime dhe novela. Ndërkaq ka shqipëruar pjesë nga

krijimtaria e T. F. Marinettit, Çezare Pavezes, Dino Kampanës, Euxhenio

Montales, Italo Kalvinos etj. Ka themeluar Festivalin e parë ndërkombëtar

të poezisë – POETEKA – që zhvillohet në muajin prill të çdo viti dhe që

tashmë ka një emër të çmuar anembanë. Është kryeredaktor i revistës

“Poeteka”, revistë e specializuar për poezinë dhe kulturën poetike, që

botohet në Tiranë një herë në tre muaj që prej vitit 2004. Krijimtaria poetike

e Arian Lekës ështe botuar e përkthyer në anglisht, gjermanisht, italisht,

portugalisht, kroatisht, rumanisht, maqedonisht, frëngjisht. Në shqip kjo

krijimtari është vlerësuar shpesh me çmime, ai i Lidhjes së Shkrimtarëve,

416

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!