01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Cili është shkrimtari juaj i preferuar i huaj? Çfarë mendoni për

shkrimtarët italianë?

Ndër antikët më pëlqen Platoni; në kohën e mesme due njisoj Dantin e

Omarin (djalin kokëshkretë të Islamit); kurse në kohën tonë due të

drithshmit Nietzche dhe Franz Kafka. Ndër italianët e tanishëm, admiroj

shkrimtarin Michele Mari, pinjoll i asaj aristokracie letrare që ka themelue

Danti dhe shkrimtarin Carmine Abate, që shkruen në nji italishte shum

arbnore magjinë e melodramën e arbëreshëve. Aldo Busi, asht i vetmi që

për shkak të stilit (mjeshtëror), më ka ba me lexue jo pak nga faqet e tij që

shpesh janë rrum me mtesa triviale.

Cili është mesazhi juaj për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e artit?

Mos lejoni njeri a send me ua pré rrugën, aq ma shum nse kte rrugë e keni

zgjedhë sak me zemër!

Cili është sekreti i suksetit në jetë sipas jush?

Varet ç’nënkuptojmë me sukses. Suksesi për mue asht me dalë nga kjo

dreqollë, pa e humbë idenë e së mirës e të së bukurës që janë idetë në

themel të çdo shpriti të naltë. Sekret nuk ka për kte. Vetëm dashunia e Zotit

mundet me të pështue.

Cila është ëndrra e mbetur në sirtar?

Andrrat kanë nji të mirë: nuk dështojnë kurrë; në nji truell a në nji tjetër

lindin. Kështu, çdo andërr që kam pas, konvergon në atë çka shkruej. Kam

pas andërr me u ba astronom (studjues i yjeve), e tash jetoj në nji qytet pa

qiell ky yjet s’i shoh as për qejf. Por tana këto dështime s’më pengojnë me

shkrue për universin, si te poezia “Uniqueness”. Sot asht ditë e re, jo për

universin…/ asht ditë e re për frymëshkretën e fateve tona qesharake…

//Sot asht universi ma i vjetër nji ditë, por koha s’egziston për pafundësinë.

Universi asht nji dhe i pafundëm, pse po të ishte i fundëm s’do ishte nji. Por

koha s’egziston për pafundësinë. Tash, që të gjitha këto të jenë të vërteta

njikohësisht, duhet të egzistojë Zoti. Çdo argument i çuem në pasojat e

mbrame prun te argumenti ontologjik… Siç e sheh, ka paradokse të holla (si

janë paradokset filozofike) sikurse ka edhe paradokse të trasha (si janë

paradokset shqiptare a ballkanike) – mendimin time e joshin të parat.

Andërr e mbetun në sirtar : regjizura. Por tue shkrue gjana të vogla për

teatër jam edhe mikroregjizor, anipse jo edhe mizanskenist. I due shum

zanatet, mjeshtritë. Vetë punoj banakier, që s’asht bash zanat. Kurse,

183

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!