01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

CLIO

KOPI KYÇYKU

Shqiptarët në Rumani e Bullgari

Do të desha të them qysh në fillim se, gjatë shekujve, shqiptarët kanë gjetur

në Rumani dhe në Bullgari një strehë të ngrohtë e të sigurtë. Madje janë

cilësuar „kushërinj të një gjaku” [1] . Edhe shqiptarët i kanë parë me të njëjtin

sy rumunët dhe bullgarët. Kështu, për shembull, koincidenca ogurmirë bën

që fjala vllah(u) në gjuhën tonë të na kujtojë fjalën vlla(u). Në vijim të kësaj

ideje, vërejmë se shqiptarët në Rumani dhe (a)rumunët në Shqipëri e kanë

ndjerë veten gjithmonë si në shtëpi të vet.

Meqë objekti i kësaj kumtese ka „statusin” zyrtar e sidomos shpirtëror të

bashkëkombësve tanë në Rumani dhe në Bullgari, theksi do të vihet

pikërisht në këtë aspekt. Duhet nënvizuar fakti që tolerancën dhe

zemërgjerësinë proverbiale ndaj të gjitha pakicave, - etnike, kulturore,

gjuhësore, - pasardhësit e dakëve dhe të protobullgarëve i kanë shfaqur gjatë

gjithë kohërave, pa asnjë përjashtim a kufizim.

Prania e dokumentuar e shqiptarëve në Trevat Rumune nis në messhekullin

XVI, kur i shohim si barinj, ushtarë, roja [2] të armatosur të sundimtarëve,

tregtarë dhe, më pas, si emigrantë politikë.

Në pellgun armbajtës të Maleve Perëndimorë (Munţii Apuseni) janë gjetur

mbishkrime tejet të hershëm me emërtimet e vendbanimeve të paraardhësve

të shqiptarëve, pra të kolonëve ilirë, të cilët zunë vend në qëndrën minerare

Alburnus Maior, në vicus dhe castelle: vicus Pirustarum, castellum

Baridustarum [3] , sipas sistemit të organizimit dalmat, rreth shekullit II pas

Krishtit.

Në epokën feudale lufta kundër sundimit otoman përmban veprime paralele

apo të përbashkëta të të dy popujve tanë. Në fushatat e veta antiosmane

Janosh Huniadi (Janku i Hunedoarës) bashkëpunoi ushtarakisht me popullin

shqiptar, i cili, nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit,

vazhdonte t’u jepte goditje të rënda pushtuesve otomanë [4] . Është i njohur,

gjithashtu, aksioni mbrojtës paralel antiosman që ndërmorën në gjysmën e

dytë të shekullit XV, nga njëra anë kreu i rumunëve, Stefani i Madh (1457-

1504) e nga ana tjetër Skënderbeu.

Një princ me prejardhje shqiptare, Vasile Lupu, që sundoi në vitet 1635-

1653, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Moldavi, duke i sjellë shërbime

të mëdha këtij vendi.

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!