01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KRENAR ZEJNO

Dy vargje për vargun

Racën e poetëve të pashpallur adhuroj.

Ata që fjalën fjalës ja falën

t’ja rikthente eterit pluhur kozmik

në dorëzani aromash prej çasti poetik.

Racën që kumtin s’e shtypi fletash ngujuar

Heshtjes prelud vetmie ia blatoi

Si epigrame pa emër

në hënëgërvishtje sqepash pëllumb shkruar.

Ata që pusullat ja postuan sërish qiejve

e veç shenja horizonti kanë lënë

Lakoret dhuruan si fluturime zanash anonime

busull e poetikës pa fishekzjarre e autografe shtënë.

Ata që kurrë rreshtin s‘e panë mbi letra përgjumur

as këngën që notat nis parreshtur mbi krahë vargu syshkruar.

Fli e bënë, e dogjën hi

detrave për t’ja kthyer ku çasti dallgëve dalldiset përjetësisht i zgjuar.

E vargjet gjumin largojnë mbi kreshta vale tek lagin troje gërmash

aty ku poema e shpupurisur rreshtet e ngjizet ndër poetë tokësorë mishëruar

Sikur foshnjëzat e botës gjithë një racë të bëheshin

e dimë, s’do kishte të dytë virgjin bukuri.

Veç racës prej poetësh të padëgjuar

fisnike si fëmijë, e fisme sa një poezi.

Fuqi hyu të kisha, një çast të vetëm. K’çast!

Çastin të thirrja me forcë dashurie që veç çasti qas

e të mblidhja në një pikë loti oqean

simfoninë pafund të poetëve të pashkruar.

Pa t’i shihja njëherë, një herë vetëm, elefantët mitik.

Ku mbi sofër peshë na e mbajnë tejendanë botën

Sa do tu rëndej barra kur t’u shtoja

oqeaneve pa anë, edhe më t’madhin oqean.

Ndëshkim me vargje

186

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!