01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ALARMI HAEMUS

ALARMA HÆMUS

Terror e terrorizëm

(Duke marrë shkas nga tragjedia e Gërdecit)

Kohë më kohë, stacionet televizive, me antena të mbjella anekënd globit,

ndërpresin emisionet e zakonshme për të njoftuar një sulm të ri terrorist, më

të shumtën e herës në zemër të Evropës, madje aty ku përgatitjet antiterror

dhe teknologjia janë në nivele tepër të larta.

Çdo njeri normal i dënon aktet terroriste, kudo që ndodhin, në vende të

varfra apo të pasura. Sepse, në radhë të parë viktimat janë përgjithësisht të

pafajshme dhe nuk kanë kurrfarë lidhjeje me ata që kryejnë veprimet

makabre, e as me personat që janë në shënjestër të kriminelëve.

E pranojmë ose jo, e vërteta është se jemi të rrethuar nga llojlloj formash të

terrorit, jetojmë në një botë të terrorit, të frikës, të tmerrit. Madje edhe

masmediat sikur qënkan shpikur vetëm e vetëm për të na kumtuar pikërisht

tmerr e frikë. Pothuajse nuk gjen asnjë buletin lajmesh që të mos përmbajë

të paktën aksidente të rënda, të shoqëruara me humbje jetësh. Në filan qytet

a fshat, iksi vrau ipsilonin, një i tretë u vetëvar… Banda mafjotësh, gjatë

rrëmbimit të të hollave, pushkatuan aq e kaq punonjës banke. Vazhdohet me

fatkeqësi natyrore (cunami, tornado, tërmete etj.), edhe këto të shoqëruara

me viktima ose të paktën me dëme të mëdha materiale. Pasojnë fatkeqësitë

e shkaktuara me ose pa dashje nga njerëzit: rrëzim avionësh, dalje trenash

nga shinat, përfshirje nga flakët pallatesh a fabrikash… E shumë e shumë të

tjera të këtij lloji. Të gjitha, pa përjashtim, na kallin frikën e tmerrin, edhe

pse disa syresh e kanë zanafillën në faktorë që nuk varen prej nesh.

Të tjera forma „terrori” janë ato ekonomike, që na kumtohen si lajme, ose

që i përjetojmë, pa ua pasur nevojën mjeteve të masmedias. Këtu futen rritja

e çmimeve, frika se mos mbetemi pa punë në mes të katër rrugëve, pa mjete

jetese. Varfëria, gjithashtu, është një formë e "terrorit", sepse të ngjall frikën

e mospasjes mundësi për të blerë ilaçe etj. Mbase nuk e kuptojmë që edhe

paqëndrueshmëria politike (sidomos kur zgjat shumë), përfton frikën e

pasigurisë së të nesërmes. Le pastaj trajtat e „terrorit” social, duke filluar me

familjen (kontradiktat ndërmjet pjesëtarëve të saj) dhe duke mbaruar me

rrugën (fëmijët e braktisur, vjedhësit, bandat gjithfarësh)… Format e

sapopërmendura të "terrorit", sidoqë na atakojnë drejtpërdrejt, janë gjithsesi

më „të buta”. Më të rrezikshme janë ndikimet, në nivel individual ose në

202

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!