01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

të na rrojë lopa, se lopa bënë tjetër qumësht”. “Ah, për këto je i zoti ti, po do

ta vuash këtë që ke bërë”. “Pse kapeni me mua që mora një nuse të re”, i

thotë Gjoka. “Unë e bëra këtë mëkat. Po Babë Myslymi...?! (pseudonimi i

Myslym Pezës, udhëheqës komunist). “Pse, ore, Babë Myslymi je ti?!”.

Nxehet pushtetari dhe i bie tavolinës me grusht. Fill pas kësaj nisi një

fushatë ndëshkimi për “moralin” e Viktor Gjokës edhe pse kolegët e tij në

teatër deshën ta mbrojnë duke u shpjeguar se ai asnjëherë s’ju është dukur i

pandershëm. “Ne flemë me Viktor Gjokën dhe s’kemi frikë!”, kanë thënë

ato për të. Viktori i trajtonte koleget me shumë respekt. “Unë i kisha të

gjitha shoqet e mia, i ndihmoja dhe i trajtoja si motra”, thotë. Për Viktor

Gjokën të biesh në dashuri është një gjë e rrallë, për të cilën edhe vuajtjet ia

vlejnë. “Dashuria është jeta, thotë ai. Por çdo gjë ka kohën e vet. Dashuria

të përtërin. Është e vërtetë. Por dashuria edhe të dhemb. Është një dhimbje e

madhe. Unë kurrë nuk desha të ndahesha me gruan dhe fëmijët e mi. E kam

thënë dhe po e them prapë: Ish gruaja ime ka qenë dhe është edhe sot zonjë

mbi zonjat dhe akoma unë ndiej dhimbjen e saj dhe nuk e harroj si atë, si

fëmijët e mi. Por unë nuk mund të harrojë edhe këtë të dytën që kujdeset

dhe ndien një dhimbje të madhe për mua. Se gjithë hallet që kalova më pas i

vuajtëm bashkë. Dhe kush e duron një aktor si unë?!”. Viktor Gjoka

mendon se pikërisht ajo skenë nga ku interpretonte e ka bërë Elenën që të

binte në dashuri. Elena ndiqte me pasion interpretimet e tij. Viktori i dukej

vajzës njeriu më fantastik në botë. Atëherë ajo ishte nxënëse në shkollën e

mesme. Drejtori i Teatrit Kombëtar në atë kohë ishte Riza Hajro. Vajzat e

shkollës së mesme vinin në oborrin e teatrit dhe nguteshin të takonin

idhullin e tyre aktorin Viktor Gjoka. Ishin të reja dhe nuk kishin droje. “Eh,

more Riza, i thotë një ditë drejtorit, ç’tu bëjë unë këtyre”. “E shoh, e shoh,

po ti mbahu Viktor, mbahu! Ti duhet të ruhesh nga ato”, i thosh ai. “Unë

mbahem ore, qeshte Viktori, po s’mbahen këto”. “Eh! Këtu morën punët

ters, se ato s’mbaheshin dhe unë rashë brenda”, thotë Viktori me humor.

Në Bërzhitë

Në një fshat të Tiranës ai duhet të vuante dënimin. Nuk do të lejohej asnjë

lloj luksi për aktorin e famshëm të kohës. Mendohej se në gjirin e “klasës

punëtore” ai do të edukohej me normat e shoqërisë komuniste. Komunistët

nuk harronin edhe ta kontrollonin herë pas here. Shkon në Bërzhitë drejtori i

teatrit, Riza Hajro, dhe një përfaqësues nga Komiteti i Partisë. Viktori edhe

atje në fshat mundohej të punonte me grupet artistike. “Urdhëroni që të

shihni punën që kam bërë”, u thotë atyre. “E dimë, e dimë punën që ke bërë

ti”, i thonë ata. Ne kemi ardhur për ty këtu. Viktori po punonte në fushë atë

të dielë, sepse ishte një nga ato aksionet vullnetare të kohës së diktaturës. Si

përgjegjës i kulturës duhej të bënte “Emulacionin Socialist”. Kishin ardhur

edhe disa të tjerë nga Tirana. Viktori u mundua t’i përshëndeste, por asnjeri

141

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!