01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

na detyruar ta bëjmë hak fatin, por presim përqark dramës së Perëndimit, që

ky të na japë të drejtë, të na përulet, ta pranojë miopinë e vet. Të njëjtët zëra

sëmurës u kallin tani frikën lexuesve me zgjerimin e pamëshirshëm të

globalizimit, dukuri që, sipas tyre, do t’i shfarosë letërsitë kombëtare, vlerat,

autenticitetin etj. Synimi është që lexuesit, të helmuar gjatë një

gjysmëshekulli, të ngrenë në qiell dhe të mos mundin të heqin dorë nga

shpëlarja e vullnetshme e trurit, nga frika e globalizimit, pra të rrafshojnë

çdo vlerë të re letrare, ose ta trajtojnë si ndonjë murtajë. Përndryshe pushteti

i pinjollëve dhe i nipërve të propagandës, - që ngatërrojnë fuqinë e dhuntive

me atë të qeverive, - zhduket.

Ali Podrimja shfaqet si një zë i pangatërrueshëm në poezinë shqiptare dhe

flet në emër të Dhembjes tërësore pikërisht kur shumica e kolegëve të penës

u thurrin lavde arritjeve të komunizmit. Shqipëria e tij është e përjetshme, e

shkëputur nga realiteti i çastit në disa shtresime kohore dhe hapësinore, të

ndërthurrura e të ndërvarura (Arbëria, Çamëria, Kosova, Shqipëria,

Diaspora, Guri, Kulla, Uji i Madh, Drini, Sharri, Ereniku, Arta, Bjeshkët e

Namuna, ura dhe lumenj dhe kulla dhe të vdekur të mbivendosur në kohë

dhe në hapësirë etj, zonë në të cilën një vashë, bie fjala, mbytet në një lumë

falë pikëllimit të brigjeve që nuk takohen), por e pacënuar dhe e paprekshme

në poezi. Ajo është Uni-Versi**** i shpërbërë dhe i përbërë nga vers-e

(vargje). Poetografia, - që t’i vemë një emër gjeografisë së ngjizur nga

Podrimja, - nuk është shprehja e një arratie në vargje, por e një angazhimi

në fatin e amëshuar të etnisë, ku përmasat e kohës janë të shkrira në një të

tashme të paskaj. Poeti i këqyr vuajtjet dhe pamundësitë e dje-sot-nesër me

syrin global dhe nuk i thërrmon dramat e përditshme, apo të përjetshme, që

të ushqejë globalizmin. Por është i vetëdijshëm se sa e tashme duhet të

rrjedhë deri në (ri)përmbushjen e përfytyrimit të vet zanafillor, sa breza

lipset të mbërrijnë në botën tjetër, mbase për ta ndrequr me çmimin e jetës

baraspeshën e prishur të kohërave - dhe duron, por pa iu shmangur për as

edhe një grimë tragjedisë së kombit të tij.

Poezia e Podrimjes është bërë dhe mbetet bashkëkohëse me Gurin që

mendon e hesht në gjuhën shqipe. Në kushtet e sotme, ky Gur është jo

vetëm kufi i së vetvetishmes dhe i dinjitetit, por edhe koka e kthjellët e

vetëqënies së një kombi. Ai ndan qartë vdekjen e rëndomtë nga ajo e lartë,

mbështetëse e Shpirtit. Guri e ndihmon Poetin të riformësojë vajtimin, kujën

423

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!