01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kafshët, vinte në gjumë dragoin e Halkidës, pemët përkulnin degët nga vinte

melodia, gurët lëviznin, zogjtë e shoqëronin me cicërima, dallgët

qetësoheshin e peshqit dilnin në breg të dëgjonin. Orfeu dashuroi dhe u

martua me nimfën Euridika, e cila një ditë, për t’u shpëtuar ndjekjeve të

bariut Ariste, e pickon gjarpëri dhe vdes. Orfeu me lejen e Zeusit, zbret në

Botën e Përtejme, që të mund ta rikthente në tokë Euridikën. Ai arriti të

mallëngjejë me këngët e lirës së tij mahnitëse Hadin dhe qenin Cerber, dhe

me forcën e artit mundi ta rimarrë të dashurën, porse kushti i Hadit ishte që

të mos e shihte hijen e Euridikës sa ishte nën tokë. Orfeu s’mundi të duronte

pa e parë gruan; e ktheu kokën, duke mos mbajtur premtimin. Euridika e

rifituar nga magjia artit zhduket përgjithmonë në Botën e Përtejme, nga

absurdi fluid i ngutjes.

Me bukurinë mahnitëse kjo figure mitike sa njerëzore aq dhe poetike e

plastike, frymëzon e sensibilizon breza të tërë krijuesish.

Engonopulos, duke dashur të nxjerrë mitin ashtu si zemrën nga misteri i saj,

e kompozoi katërmbëdhjetë herë Orfeun, në variante nga më të ndryshme,

ku tri herë e ka bashkë me Euridikën.

Me 78 tablotë surrealiste të krijuara me motive nga mitologjia, ai merr pjesë

në Venecia, në ekspozitën “Aspetti del Surrealismo” së bashku me Max

Ernst, Hans Arp dhe Juan Miro.

Nikos Engonopulos hedh shënimet e tij për poezinë “Shtëmbëza”:

“Sot do të them përshtypjet e udhëtimit nga Shqipëria. Dhe, mbi të gjitha do

të deklaroj se nuk ka asgjë më të lehtë e më të thjeshtë sesa të shkosh në atë

vend. Por, duhet të largohesh, për këtë qëllim, në festën e Shën-Janit, në

verë. Vetëm atëherë, me t’u ngysur, plot nostalgji për peizazhet e largëta,

duke kapërcyer zjarret, mund të gjendesh tek çfarëdo qyteti që dëshiron.

Unë, një ditë e vetmisë së pikëlluar, një ditë ku kisha jetuar larg zogjve,

kapërceva me terror zjarret që ishin ndezur në një nga lagjet e çfarëdoshme

të Athinës, me Shqipërinë, dëshirën e zjarrtë të shpirtit, thellë në zemrën

time. Kapërceva një herë, kapërceva dy herë. Asgjë. Të tretën herë u gjenda

befas në Elbasan...”

Si piktor ai portretizoi dy herë Skënderbeun, që konsiderohen me portretin e

Mërkur Buas e të Kavafisit, si kryevepra.

Për të tilla personalitete përdoren zakonisht metafora fisnike: ura të afrimit

të kulturave, kasnecë të miqësisë midis popujve. Të tilla metafora, që janë

veçanërisht të çmuara sot në Ballkan, Nikos Engonopulos, “shqiptaro-greku

i famshëm”, i meriton plotësisht.

392

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!