01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mjeku nuk e mori vesh kurrë lidhjen time me shahun, as atë që mbretëresha

ishte një gur shahu i tepërt.

Nudo

Çudi pse kam dashur vetëm te mendoj, madje ende bëj të njëjtën gjë pa

heqë dorë prej kësaj çmendurie, kur duhej ta kisha bërë me kohë. Por nuk

jam një e penduar.

E vetmja gjë që has sapo të hap sytë janë lëkura, shqisa, e nevoja për diçka.

Nuk do të mundja ta kuptoja jetën pa trillin, nazet e përhershme, madje dhe

veset kanë diç thelbësore, të pashpjegueshme e krejt të duhur. E kuptoj më

së miri këtë para pasqyrës kur mundohem të heq prej fytyrës ndonjë

papastërti të shtuar prej kaosit të brendshëm. E pra, dhe kjo i bashkangjitet

çudisë, sepse don me patjetër me qenë pasqyra dhe krejt ajo çka është

shëmbëllyer në të. Pikërisht çasti që nis e shtjelloj në mendje se sa të

mërzitshme jemi të dyja.

Largohem prej aty për të shkuar te rrobat që duhet të vesh për ditën. Prap

aty duart prishin radhitjen e tyre. I bëjnë sukull pa mundë me gjetë të

duhurën. Kot zgjedh dy gjëra që s`më pëlqejnës bashkë me atë që vrigëllon

ajrisë se duhet bërë ndonjë rrugë nga tregu për të gjetur ndonjë gjë më të

mirë.

Tërheq derën e banesës për t`u gjendur nxitimth mes dhjetra fytyrash të

panjohurish e automjetesh të ndryshme. Ngjitem makinës që do të më

zhvendosë për diku tjetër. Ky është çasti më fantastik. Përhumbë tingujsh të

zgjedhur pa shije pa më bërë përshtypje kjo përkundë mendimesh të

turbullta, ky mister i pakuptimtë pa të papriturën që mban kureshtinë ndezur

arrij fundin e udhëtimit duke u ndjerë papushimtë sikur të kem të bëj me

ndonjë mrekulli, duke e ditur plotësisht se nuk kam asnjë lidhje fisnore me

të.

“Duhej t`ishe tjetër, jo kjo, them me vete, apsolutisht tjetër.”

Po ç`kuptim do të kishte nëse do të bëja të njëjtën gjë përsëri, do të kisha

lëkurë, ndijim e çka prekin këto të dyja, do të zhbirohesha në pasqyrë me

njëmijë trajta supozimesh, do të ngërdheshesha në çdo çast të fundit para

saj, e prapë të mendoja: “Çudi që ende mendoj, e jam të gjitha veprimet e

mia.”

“M`u hiq sysh! Kohët kanë ndryshuar. Nuk janë më kaq shumë të

ndjeshme.”

Madje ndjeshmëritë janë gati të fshihen nga fjalorët e të përditshmes. Kanë

migruar në trajta absurdi. Janë thjesht nevoja minimale mbijetese dhe

mënyrat sesi vijnë i kanë fshirë plotësisht format e para të shfaqjes. Dhe

396

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!