01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Riat Ajazaj: Takimi i parë me Shqipërinë ka qenë tepër zhgënjyes. E kam

takuar në vitin 1992, kur kam shkuar me nje shokun tim në cilësinë e

gazetarit lokal. Ka qenë një zhgënjim aq cvilitës, sa s'ta merr mendja. Ishte

fundi i botës, degradimi më i skajshëm njerëzor. Në vitin 1999 mandej kisha

një mendim më të mirë, por takimi im me atë vend ishte i ngarkuar me

dramën e madhe të ardhjes masive të refugjatëve nga Kosova dhe me

ngjarjet e luftës. Në vitin 2006 dhe 2007 kam bërë pushimet e verës atje dhe

kam përshtypjen sikur është ringjallur paksa. Natyrisht se Shqipëria është

një vend shumë i bukur dhe aty jetojnë njerëz vërtetë të këndshëm. Kosova

gjithashtu po ringjallet. Të dy këto vende janë shumë interesante për

letërsinë dhe mua më pëlqen të shkoj atje.

Revista Haemus: Mbas 17 Shkurtit, je shtetas i shtetit më të ri të planetit.

Si e përjetove këtë kalim krejt të veçantë nga njeriu me atdhe, por pa shtet,

tek njeriu që është lindur para shtetit të vet, si të thuash?

Riat Ajazaj: (Buzëqesh) Të falenderoj që ma bën këtë pyetje. Nga pyetja

jote më duket sikur për të gjithë shqiptarët ajo ditë ka qenë një ditë e madhe.

Kam qenë shumë i lumtur, edhe pse paksa nervoz, pasi po ndodhte një

ngjarje e madhe dhe kisha frikë mos akterëve kryesor të asaj ngjarje, z.

Thaqi, z. Sejdiu dhe z. Krasniqi po u ndodhte ndonjë gjë e keqe. Por

fatmirësisht nuk ndodhi asgjë e keqe. Kosova e vogël u shëndrrua në shesh

festimi dhe kjo u përjetua në atë ditë shkurti si ngjarje e madhe globale, dhe

që nga ajo ditë edhe ne kosovarët u bëmë me shtetin tonë. Ndodhi vërtet një

mrekulli!

Revista Haemus: Ke tashmë një përvojë si mësues gjimnazi. Cilat lëndë ke

më për zemër? Si e këqyrin kulturën lindore nxënësit e tu?

Riat Ajazaj: Kam filluar me gjermanishten, latinishten dhe etikën, dhe të

trija lëndët i kam shumë për zemër. Ndoshta në të ardhmën e afërme do të

vazhdoj edhe me retorikën. Nxënësit janë përgjithësisht të interesuar për

kulturat e lindjes. Shprehin kurreshtjen për njerëzit dhe ngjarjet historike.

Mendoj se gradualisht Europa po bëhet me një diskurs të përbashkët.

Izolimet që i pësuam me dekada e me shekuj po mbarojnë.

Revista Haemus: Me çfarë trajtash të diskriminimit je ndeshur në mërgim?

Riat Ajazaj: Jam ndeshur me diskriminimin burokratik, me të cilin kanë

probleme edhe vetë gjermanët. Por emigrantët, si puna ime dhe e familjes

sime, kishin më shumë pengesa në krahasim me qytetarët vendas, pasi më

404

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!