01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

parë? Jo! Se atje është abcëja e jashtme e shenjave të dukshme e sistemit të

madh të poetit. Te gjendja shpirtërore na del Butrinti si një vlerë e lashtë si

topikë e brendshme por edhe si një diskurs e formë këndimi, duke theksuar

ambiguitetin. Ani se lidhja mes përmbajtjes dhe formës nuk është e

drejtpërdrejtë dhe arbitrare, fjala Butrint fsheh në këtë rast dy e më shumë

kuptime:

Aty koha njësohet mbrapsht

me zbulimin e mbulimeve

duke e lodhur kujtesën

se e shkuara është e ardhshmja (poezia Butrinti)

Ta shohim tash nistoren c, ç’na sjellë ajo. Asgjë më shumë se dy fjalë, njëra

prej tyre e përsëritur tri herë:

Cing

Cing

Cing

Cingërrimë (poezia Cing)

A mund të zbërthehet e shikohet nga brenda më shumë kjo poezi? Dhe në

fund të fundit a është kjo poezi? Po! Kjo është poezi e mirëfilltë. Ndoshta

pa gjetjen e tillë të kësaj fjale dhe radhitjen në varg, alfabeti shpirtëror,

gjendja shpirtërore siç thash më lart, nuk do të funksiononte.

Cing, cing, cing- cingërrimë, tingëllon diçka brenda personazhit

lirikotragjik të Hamitit. Te ky personazh edhe kur duket që nuk funksionon

asgjë, brenda tij dëgjohet diçka, krijohet një alarm. Ky alarm shpirtëror

është domethënës, për të rifilluar diçka, për të pasur kujdes, për t’u zgjuar

nga ndërdija, për të aguar një mëngjes, për të lindur një ide, një fjalë, një zë

– cingërimë. Pastaj të gjitha tjerat vijnë: Çelësi (Si do ta zgjidhë gjuhën / Ku

ka çelës ka edhe dry?/, vjen Dimër (Përsëritja përsëritet përsëri - një

aliteracion model), për të ardhur te Dhjata (O Nanë!) para se të vjen

Egërsia kur atëherë “ngrica ngrit pushtetin”, për të hyrë në Ëndërr, kur i

kërkohet që para se të zhytet aty (dhe ajo është si vdekja vet) të jetë i dlirë si

loti (Hyra në lëkurën time, i shtypa kujtimet, e fshiva kohën, të jem i pastër

si loti në mbarim.), sepse do të vijë Frika:

Je bir i nevojës jashtë të nxori dheu

Kur në këngë lotuese u mbështoll Atdheu

Varret të shërojë të zgjohet nga shpresa

Ti je i lavdit që të krijoi mungesa

267

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!