01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ZËRA TË SË ARDHMES

VOCI ALE VIITORULUI

ANILA XHEKALIU 101

Dëshirat

Mbrëmë gëlltita një kundra-mërzi. Nuk e di pse dua ta quaj: “ultra-stres”.

Ngjan qesharake kjo fjalë. S`e di nëse duhet të gjendet në fjalorë. Por nëse

nuk gjendet as në to, për mua thotë shumë: “Nuk duhet t`i përfill dëshirat!”

Megjithatë prap shkoj tek to. Herë e maskuar si balerinë për t`i këputur me

brishtësinë; herë si doktoreshë që sapo ka zbuluar diagnozën e tyre, e

gatshme për t`u plotësuar një recetë barnash që patjetër do ta marrin te

farmacisti i lagjes me syze optike të çuditshme; herë si lypsja e qytetit që

troket derë më derë për t`u treguar për djalin e saj jetim e sakat e here si

princesha që i ka humbur këpuca rrugës për në ballon e princit.

Më kot lodhem, ato më njohin në të gjitha format e për çudi bëhen më

kryeneçe. Nuk u pëlqen asgjë. Nuk janë në gjendje t`i bëjnë shoqëri dikujt,

të pranojnë një shoqëri të tillë. Çfarë ka shkuar u ngjan një ngjarje e

ngatërruar filli i të cilës nuk gjendet kurkund. Një histori e hedhur sa andej

këndej në fletë që e shëtit era këmbëve të mobiljeve kur padashur ke harruar

dritaren hapur dhe nuk ka mbetur gjë tjetër veç të shkelurit pa kujdes mbi

to. Është e vërtetë, nuk është faji i tyre që ato të dergjen ashtu, por as unë

nuk kam pse të jem pjesë e një ndëshkimi. Nuk duhej ta thoja këtë. E para

gjë që kam bërë marrëveshje me veten është që të mos justifikohem. Pika e

dytë që nuk është e kushedi se çfarë rëndësie është që të shkruaj se çfarë

ndodh përreth meje, në kufirin e dy metrave më larg.

Pikërisht në këtë çast era e ftohtë e mbrëmjes sapo e mbushi vendin me

mjegull pluhuri shumë të imët. Lumenjtë nuk kanë mundësi ta mbysin

smogun, për më tepër të një qyteti që nuk ka parë në jetën e vet mjegull.

Është krejt e kundërta e Anglisë, dhe pse shiu bie sa herë t`i teket, pa u bërë

i besdisshëm.

Era e një sendi të djegur më shpon hundët, klithma e një maceje më tremb

papritur, ndërsa grindja e qenve më kujton se jam pjesë e një bote

mosmarrëveshjesh të vazhdueshme.

101 Poete, prozatore dhe shqipëruese lindur në vitin 1975, autore e një vëllimi poetik,

e një sërë esesh dhe romanit „Përftyra”, botuar nga „Buzuku” në Prishtinë.

393

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!