01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

profesor timin që kisha patur gjatë universitetit. Prania e tij ma shpifi

komplet, më erdhi të villja. S’ke ç’i bën: instikti jonë, në disa raste është më

i fortë se arsyeja. Mandej mendova se edhe unë duhet t’ia shpifja ndokujt.

Pas shtrëngimit të duarve me të afërmit e mikut tim dhe me të, e pashë veten

bashkë me miqtë jashtë dyerve të varrezave. Ishim të topitur, kush më pak e

kush më shumë. Na ishin mbaruar fjalët, dukej se nuk kishim asnjë dëshirë

për të shkëmbyer batuta.

“A shkojm’ e pim’ në ndonji lokal buz’ Drinit?”, - propozoi shoferi.

Pranuam në heshtje. Timonieri nxori një CD nga kruskoti, e vuri. Ishte

muzika e grupit Queen me zërin e mahnitshëm të Freddie Mercury. Qe një

nga albumet e para, kur këngëtari kish qënë i ri. “Sa za i njom’ e i pastër!”, -

ia bëri shoku që nuk fliste kurrë. Nuk reaguam. Gjatë gjithë rrugës dëgjuam

disa herë të njëjtën këngë: Bohemian Rhapsody.

Nëntor, 2005

Mirëkuptimi

Po ecja rrugës së bulevardit kur vura re një tip të dobët nga busti e

gjymtyrët, i hajthëm në fytyrë e me mëngë të shpërvjelura. Ishte mesi i

dimrit, por qe një ditë me diell të lumtur pa erë e re. Ai po më shikonte,

ndërkohë që po ngiste biçikletën. Siç duket diçka kërkonte. Nga mënyra se

si ishte tendosur, e kuptova se donte të dinte sa ishte ora, se me siguri ishte

vonë. Më pyeti: A ke raki?!

-Ora është nëntë e gjysëm – iu përgjigja.

-Më fal, – tha – desha me të pyetë sa është ora!

-Jo – i thashë – raki nuk kam.

Paqëndrueshmëri

Brigje lumenjsh të tharë, rrjeta merimangash punëtore, femra bufalaqe, qen

që leh nën dritën e hënës së plotë, qiri i fikur, pus, vjollcë gjysëm e vyshkur,

mushkëri të coptuara, kallashnikov, penë që gërvisht acarueshëm ditët e

mia, puçë plot qelb mbi ballin tim të gjerë plot shtrate lumenjsh të tharë,

kollë e thatë, një kërmill që vardiset më kot për të gjetur guackën e vet,

helmetë, tingull i çirrur trombe, mungesë kalciumi, dramë përjetësisht e

papërfunduar, lotë kohe, dhé, cjapi krokodil, zogu krokodil, pikë e vetmuar

shiu, thonj, kancer, ndryshk, gjëndrra, lodhje, duhan, alkool, kurva, endacak

i kollarisur, vetëdije për pavetëdije, mungesë, gjymtim, frymëmarrje,

plasaritje lëkure, dhimbje dhëmbi, Aids, verë e vjetër, kupë qielli, kërcitje

kockash të gjallë, moment frymëzimi, gërvishtje muri me thonj, agim i ri,

propozim, buzëqeshje, patate me dhé, qarkullues pa targa, vezé pilivese,

ankth, rreze e vetmuar dielli, prognozë, lugë druri, kallaballëk, roman,

shqetësim, partiturë, ide, mbret i zënë mat, çift dashnorësh duke vrapuar

327

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!