01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

eshtur asnjëherë të jem pjesë e vendlindjes, fatet e të cilit kanë përbërë

objektin e përsiatjeve të mia të qëndrueshme” [11] .

Ndër veprat e tjera të Dora d’Istrias, përmendim: La vie monastique dans

l’église orientale, Bruksel, 1855; Les roumains et la papauté, Athinë, 1856;

Osservazioni sull’organizzazione dei Principati Danubiani, Torino, 1856;

La Roumanie et l’église orthodoxe, Bruksel, 1857; La nationalité roumaine

d’après les chants populaires, Paris, 1859; Un été au bord du Danube,

Paris, 1861.

Si përfundim, Dora d’Istria, „albanese d’origine, rumena di nascita”,

sikurse është shkruar në pllakën përkujtimore në varrezat e Trespianos

(Firence), ku ruhet hiri i saj, ka qënë një shkrimtare e gjuhës frënge, e

njohur dhe e çmuar nga bashkëkohësit e vet dhe që, me vepra, ka dhënë

ndihmesë reale jo vetëm në parashtrimin e kauzës shqiptare, por, sidomos,

në mbrojtjen e saj para opinionit evropian.

Në dy dhjetëvjetshat e fundit të shekullit XIX, shqiptarët e Rumanisë

zhvilluan një veprimtari të fuqishme në shërbim të Rilindjes Kombëtare dhe

të popullit shqiptar. U botuan studime, libra, gazeta dhe revista, ndër të cilat

„Historia e përgjithshme” dhe disa vëllime poetike të Naim Frashërit.

Duhet theksuar se themelet e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar janë hedhur

pikërisht në Bukuresht, nga ku, pas një këshillimi, në Hotelin Kontinental,

me pjesëtarë të dalluar të Kolonisë Shqiptare të Rumanisë, sidhe me

politikanë rumunë, në radhë të parë me kryeministrin Take Jonesku,

atdhetari i shquar Ismail Qemali u drejtua për në Vlorë, ku e përjetësoi

veten me Aktin e madh të Ngritjes së Flamurit Kombëtar, më 28 Nëntor

1912.

Në dhjetëvjetshin e fundit të shekullit XIX, në vazhdën e pararendësve të

tyre të hershëm, arbënashëve, - që i dhanë emrin një fshati të tërë, kur u

ngulitën në Bullgari, - mijëra shqiptarë, kryesisht nga trevat jugore të

Shqipërisë, emigruan në Bullgari për shkaqe ekonomike. Ata zunë punë dhe

u strehuan në qytetet Sofje, Plovdiv, Varnë, Plevnë, sidhe në katundin Rilë,

i famshëm për manastirin ortodoks. Vlen të theksohet se qënia pranë njëritjetrit,

pa dallim feje, e të mërguarve, ishte jo vetëm dëshmi dhe

konkretizim i thënies së famshme „Feja e shqyptarit asht shqyptaria”, por

edhe garanci për zhvillimin e një veprimtarie të gjithanshme atdhetare. Pas

mbledhjeve te dyqani i Dhimitër Moles, te kafeneja „Shqypria” e Spiro

Goros apo te lokali i Adem Shkabës, pasonte lëçitja dhe shpërndarja e

librave shqip dhe rrahja e shkëmbimi i mendimeve për rrugën që duhej

ndjekur deri në çlirimin e trevave shqiptare nga robëria shumëshekullore

otomane. Në këtë atmosferë të shëndetshme lindi ideja e themelimit të një

shoqërie atdhetare, që të shërbente si vatër për të gjithë emigrantët

shqiptarë. Bëhet fjalë për shoqërinë „Dëshira”, që, siç do të thoshte kënga,

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!