01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ka qenë shkolla e priftërisë, e priftërinjve ortodoksë. Ajo ka një bibliotekë

shumë të pasur 400-vjeçare a më tepër. Aty mund të gjesh libra të vyera si

për shekujt bizantinë ashtu edhe princat e Ballkanit, përfshi edhe ata

shqiptarë, për Skënderbeun, për historinë e rumëve greqishtfolës, banorë

autoktonë të këtyre trojeve. Aty duhet të ketë literaturë të pasur për

Voskopojën, për Rilindjen e rilindësit shqiptarë, përfshi edhe Naimin tonë,

për botuesit rumë me të cilët pati të bëjë ai, koleksionet greqisht të gazetave

e revistave si “Neologosi” me të cilën polemizoi Shemsedin Sami Frashëri,

apo ku u botuan poezitë e Abedin Dinos, periodikë si “Qiriksi”, ku u botua

studimi për veprën persisht të Naimit “Ëndërrimet” etj. etj. Biblioteka e

shkollës së Patriarkanës së Stambollit ruan thesare për historinë e Turqisë,

të Greqisë, të Shqipërisë, historinë e ortodoksizmit ballkanas. Ajo pret

studiuesit e sotëm e të nesërm, për t’u hapur gjirin e vet. Aty duhet të

ndodhen edhe botimet greqisht të Naim Frashërit e plot gjëra me vlerë të

shkruara nga rilindësit tanë. Me sa di unë, hulumtues evropianë apo

amerikanë kanë shkuar mjaft, por shqiptarë nuk besoj se ka shkuar njeri.

Gërmimet edhe në këtë bibliotekë shekullore mund të na befasojnë me

“zbulime të reja”... Aty ruhen libra unike në llojin e vet dhe që s’i gjen në

asnjë vend tjetër... Le të kthehemi te shkolla fanariote për të dalë përsëri te

Naimi. Fanariotë drejtuan për shekuj Bizantin e, pas rënies së tij, ata prapë

ishin në krye të elitës udhëheqëse të Peradorisë Osmane.Emrat e Laskarëve,

të Dukasve, të Komnenëve, të Suxhove, të Paleologëve etj. shkëlqyen si në

Bizant, në dinastitë që e qeverisën atë, ashtu edhe në Perandorinë Osamane.

Në fushën e fesë në krye të Patriarkanës, pa diskutim, në fushën e arsimit e

të kulturës, në Ministrinë e Jashtme shërbimin diplomatik në marrëdhënie

me të huajt, në fushën e tregtisë, në marinë, dragomanët (përkthyesit) ishin

gjithmonë fanariotët. Për gati 150 vjet, nga fundi i shekullit XVII, gjithë

shekullin XVIII dhe fillimin e shekullit XIX gospodarët (qeveritarët,

mëkëmbësit e sulltanit), për provincat vasale danubiane, Vllahinë e

Moldavinë ishin fanariotë.Fanariot ka qenë edhe historiani i Perandorisë

Osmane, Dhimitër Kantemir personalitet i dëgjuar, që zhvilloi aktivitetin e

tij në Rumani e njihet si historian rumun...

Edhe pas fitores së pavarësisë së Greqisë, fanariotët (ndoshta jo si më parë –

L.B.) qenë në krye të elitës osmane, sidomos në Ministrinë e Jashtme, në

arsim, kulturë, tregti. Kështu përfaqësues i Perandorisë Osmane në

Kongresin e Berlinit më 1878 ishte fanarioti Karatheodhori Pasha, apo

ambasador i saj për një kohë të gjatë në Angli në fund të shekullit XIX ka

qenë Musurus Pasha, mik besnik i kryediplomatit osman, plakut të Vlorës,

Ismail Qemali etj.

Naimi, për vetë punën që bënte, kishte lidhje si me shtëpitë botuese rume që

ishin rreth 1/3 e atyre të Stambollit, si në Gallata edhe në Babi Ali

(Xhahalollu, rajone të Stambollit – L.B.), ashtu edhe me intelektualë të tjerë

midis të cilëve ai kujton dijetarin J. Karolidhi në veprën e mësipërme “O

259

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!