01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

anashkaluar nga regjisorët tanë kur e kanë trajtuar këtë temë. Italia fashiste

kapitulloi dhe një pjesë e mirë e italianëve u bashkuan me shqiptarët, siç u

formua batalioni “Antonio Gramshi”. Ky batalion luftoi krah për krah me

partizanët shqiptarë. Mirëpo shumë nga këta italianë jetojnë sot në Itali dhe

ruajnë kujtimet më të mira nga kjo periudhë. Ruajnë kujtime nga mikpritja e

popullit shqiptar që i strehoi se gjermani po t’i kapte i vriste, por edhe

kujtime nga lufta me partizanët se kanë luftuar krah për krah. Ka shumë

raste që shqiptarët kanë shpëtuar jetën e italianit dhe janë vrarë vetë. Kështu

që Viktori së bashku me Mark Doganin, përsëri me grupin e filmit të parë

“Tirana në Europë” dhe me operatorin Tërpini në krah, mikun e tij më të

mirë, janë në hapat e para të kësaj pune. “Filmi i dytë që mendojmë pasi të

vëmë në vijë këtë është “Kanina”, një film me episode jashtëzakonisht të

forta. Është një fshat i Vlorës që ka tradita si Shkodra, Gjirokastra, Berati

dhe ka një kala shumë të bukur dhe shumë të fortë. Kemi vajtur e kemi

vizituar. Perveç kalasë ka njerëz shumë të mirë që jetojnë atje dhe ruajnë

kujtimet e asaj kohe. Skënderbeu është lidhur me kalanë dhe me këtë popull

duke marrë gruan nga Kanina, Donikën”, rrëfen Ilia Tërpini planet e tjera të

përbashkëta.

Ndërsa Viktor Gjoka na tërheq me nervozitet vëmendjen për operatorin e

njohur. Ai e ndjen se, ky njeri që punon kaq shumë në Shqipëri, nuk

vlerësohet sa duhet. E di këtë “zakon vendas”. E ka pësuar vet më parë.

Ndryshe është vlerësuar në dhe të huaj. Duke folur për projektet e tij të

afërta thotë kështu për ortakun e tij Ilia Tërpini: “Ky është shoku im më i

afërt, artisti Ilia Tërpini me të cilin unë kam bashkëpunuar vitet e fundit në

“Tirana në Europë”. Unë kam kuptuar forcën magjepëse të këtij operatori të

madh, i cili nuk është vetëm i gjinisë të operatorit, por hyn në dimensione

më të forta dhe më të mëdha edhe në mënyrën e regjizurës. Pra, mund të

them që të tillë artista me vlera, jetojnë akoma dhe duhen vlerësuar, sepse

për të tillë ka nevojë Shqipëria”.

Ilia Tërpini e kujton kështu gjithmonë mikun e tij: “Që kur Viktori u kthye

nga Bashkimi Sovjetik, kishte gjithë ato energji. Kishte studiuar për regji

dhe për aktor. Erdhi dhe kontaktet e para i kam patur me Viktorin. Vetitë e

tij unë i pashë të realizuara në shfaqjet e bukura që ka dhënë Viktor Gjoka

në Teatrin Popullor. Sot e kësaj dite, të gjithë mbajnë mend si ka qenë ai tek

“Karnavalet e Korçës”, te “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit, “Revizori” i

Gogolit e shumë role të tjera. Me ne u lidh kjo miqësi që në atë kohë. Më

vonë Viktori, kur arriti kulmin, u bë edhe “Artisti i Popullit” u ndëshkua,

megjithatë shpirti i tij nuk u shkëput asnjëherë nga lëvizja artistike, sepse

edhe atje ku vajti, në fshat ai punoi, organizoi grupe artistike dhe mori edhe

çmime të para në festivale”. Më vonë Viktori nga situata e keqe që ishte në

Shqipëri u arratis në Itali. Aty nuk mund të rrinte dot pa shprazur atë

energjinë e tij artistike dhe formoi shoqatën “Dea”. Me këtë shoqatë ai ka

138

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!