01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

I PALINDURI: Cili jam unë përderisa ende nuk jam? Rri në një shpellë pa

dyer e dritare përzier me zorrët unazore. Nuk di as ç'është gjumi dhe as

simetritë e jetës. Bredh vezë më vezë si një kuvendim i vdekjes me vdekjen.

Nuk mund as ta shtroj testamentin mbi të gjitha plasat e frikës, ende nuk e

kam erën e hirit dhe as të Librit të Parë. Kujt t'i them për ty, ndëshkim i

hidhur?

ATI: Jam një kërcu që lundron mbi lumin e fatit. I kam të gjitha

mbishkrimet e vdekjes dhe të gjitha lavditë që i nevojiten një të munduri.

Dikush besonte se është mbret mbi gjithë të vdekurit – unë nuk jam as mbi

vetveten. Armiq kam gjëmbaçët e pendesës. Fytyra ime nuk ka për ta njohur

kurrë buzëqeshjen, do të jem një domethënie e vogël në defterin e qiellit.

I PALINDURI: Goja ime ende nuk ka folje dhe nuk do ta shqiptojë

ndonjëherë fisnikërinë e fjalëve. Unë kam shumë shekuj në mosqënien time

– ju vetëm tokë…

NËNA: Kam pasur një ditë të bardhë të groposur në një ditë të zezë. Ti

atëhere erdhe duke ma gremisur rreptë lartimin. Dikush Ma vodhi Zotin pa

bubullimë e vetëtimë. Pa stuhi; ti mbete si një Vend-askurrë-i ndodhur, si

një kishë e prehërit tim shpikës. Shko tek të brishtët, tek ata pa krahë e pa

buzë. Unë të vjell si një nuse të prishur në mes të dasmës. Do të më

mbështjellë mëkati me rrjetë merimange në një livadh memec, do të më

shqyhen thembrat duke shkelur vetëm mbi pëlhura gjaku e plagësh.

Lamtumirë, lamtumirë, fetusi im pa seksin e ditur, ti – hija ime e përsëritur!

Nëpër portat e supeve të tu të palindur po ngarkoj thasët me vdekje të

tharë...

ATI: Hodha sytë në zjarr dhe pashë qerpikët e tu që më shihnin. Vetë vdekja

është një perandori me drynat përherë të çelur dhe pa rojtarë. Deri tek ti

eshtrat e mia nuk plekseshin as sa pluhuri i udhës. Në një ditë të bardhë unë

kam për të qënë ti, në një ditë të zezë unë do të jem unë…

ZOTI: Kujto thëniet e lashta: „Dhe thuaji varrit: „ti je im atë”; ndërsa

krimbave: „ju jeni nëna dhe motrat e mia””. Libri im rreh flatrat. Biri i

dritës do të godasë çatitë tuaja. Fshini sytë. Varrit t'ia rrëfesh të gjitha

ndodhitë e jetës.

I PALINDURI: Më mbetet vetëm një orë para se të flakem brenda gjithësisë

suaj.

Vetëm një orë ka mbetur - dhe do të nxihem nga tepria e dritës!...

462

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!