01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kartmonedhat futeshin nga një vendi i krisur i xhamit që e izolonte shoferin

me pjesë tjetër të autobusit. Shenja "mos i fol shoferit", më dukej sikur

shkruante "Mos i jep shoferit"!

Por ky është thjesht një zakon i vjetër...

Lufta kundër korrupsionit ka qënë ndër kritetet kryesore në listën e

standarteve të anëtarësimit. Rumania ka dhënë tregues se e ka luftuar atë,

por kjo është një luftë e gjatë siç na tregon edhe zëvendësshefi i Zyrës

Kombëtare Antikorrupsion, Doru Tzulus.

Zyra Anti korrupsion u ngrit më 2002, por në vitin 2004 iu hoq e drejta për

të hetuar direkt pushtetarët. Në 2005 kur u ristrukturua iu hap rruga për

hetuar pushtetarët pa qënë nevoja e dekreteve.

Vetëm gjatë vitit 2006 janë bërë 127 padi, 360 të pandehur u çuan në gjyqe,

ndër ta 11 pushtetarë, mes të cilëve edhe një ish zv/kryeministër.

"Puna është e vështirë. As unë, as kolegët e mi nuk jemi kërcënuar në një

mënyrë apo tjetrën, por presioni është i përditshëm. Nëse duan të ndërhyjnë

politikanët nuk e bëjnë këtë direkt, sepse mund të denoncohesh në shtyp, ata

gjejnë mënyra indirekte", tha zoti Tzulus. I pyetur nëse është lehtësuar

detyra e tij që kur Rumani ka hyrë në BE si u përgjigj: "Institucioni nuk e ka

ndryshuar mënyrën e punës si në aspektin e komunikimit ashtu edhe në

aspektet e tjera. Ne si prokurorë na ndihmon shumë fakti që Rumania ka

hyrë ne BE, por puna jonë nuk është influencuar në asnjë lloj aspekti, dosjet

janë po ato, puna është po ajo. BE ka një mekanizem monitorimi që ndjek

punën e bërë prej nesh, por nuk ka instrumenta për të ndërhyrë".

Më pas prokurori tregon se për të reklamuar një shkelje korruptive ka një

numër telefoni, një tjetër mundësi është mbushja e një formulari që ndodhet

në faqen e internetit të zyrës anti-korrupsion.

"Gjëja më e mirë," thotë zoti Tzulus, "është që njerëzit të vijnë direkt në

institucionin tonë, pasi mund të arranzhohet kapja në flagrancë." Një

procedurë e vjetër kjo që funksionon prej kohësh.

Ajo që dëgjuam më shumë kur folëm me qytetarët për ndryshimet prej

anëtarësimit në BE, ishte se mentaliteti do kohë për t'u ndryshuar.

Doru Tzulus thotë se i pëlqen të besoj se e ka mbështetjen e opinionit publik

në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa vetë lufta sapo ka filluar. "Në nivel

institucional shtetëror ka korrupsion në të gjitha nivelet dhe kjo është

konstatuar nga puna ime e deritanishme", shton ai. Ndërsa përsa u takon

përfundimeve të proceseve gjyqësore të rasteve të mëdha të korrupsionit,

zv/shefi i Zyrës Anti korrupsion, është i bindur se në fillim këtij viti do të

jepen edhe vendimet e para në proceset ndaj ish pushtetarëve.

Tregu i madh i punës

Një grup fëmijësh, në rolin e figurantëve përgatiten për xhirimet e një filmi

artistik me metrazh të shkurtër, bashkëprodhim italian edhe rumun dhe që

230

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!