01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Stamboll ishte Patrikana Ortodokse e Fenerit dhe autoriteti i e hija e tij e

siguruar qysh nga pushtimi i Konstandinopojës, më 1453, me dekret

sulltanor të Mehmetit II ndihej i fuqishëm kudo.

Naimi ynë edhe në këtë drejtim preferonte këtë greqishte të stërkultivuar të

shekujve plus që e flisnin bashkatdhetarët e krishterë që jetonin në Stamboll

e luanin një rol tepër të rëndësishëm si në Stamboll ashtu edhe në mbarë

krejt perandorinë. Stambolli; pas 1453-shit për një kohë të gjatë ¾ e

popullsisë i pati rume, pasi kaluan mbi 2-3 shekuj, popullsia rume zbriti në

gjysmën e popullsisë së qytetit kozmopolit. Ndërsa në kohën e Naimit ajo

përbënte mbi 1/3 e popullsisë rreth gjysmë milionëshe të kryeqytetit

osman.Naimi ata i takonte në Pera (Bejollë) në Fener e në Balata ku qe vetë

Patriarkana Ortodokse, në Levent, në Gallata, në Arnautqoj, në ishujt e

princave në anë të Kadiqojit, në Çengelqoj etj. Ata ishin të shpërndarë nëpër

Stamboll, por shtesa e rrallë popullsisë, emigrimet, asimilimi, politika e

ndjekur nga sulltanët bëri të vetën. Kapakun do t’ia vinte marrëveshja e

Lozanës më 1923, kur popullsia rume (e krishterë greqishtfolëse) e Detit të

Zi, detit Egje (Izmir etj.) dhe e brendësisë të Anadollit (si Kajseri etj.), do të

zhvendosej për në Greqi dhe ajo myslimane do të dërgohej në Turqi,

pavarësisht se ishte turke ose jo. Stambolli „shpëtoi“ sepse popullsia rume e

tij u ruajt kundrejt ruajtjes së komunitetit mysliman në Thrakën

Perëndimore. E themi „shpëtoi“ në thonjëza sepse hinterlandi i Stambollit

në Thrakën Lindore u „pastrua“ me themel në bazë të marrëveshjes. Koha

bëri të vetën dhe pas vitit 2000 kokoshi mbeti një thelë, as 2000 veta sot, në

kohën që po flasim e shumica pleq. Sipas një të dhëne të Bashkisë së

Stambollit, në fillim të viteve 70 të shekullit 20 kishte 140.000 rumë; prej

këtyre, rreth 100.000 shqiptarë ortodoksë dhe 40.000 rumë greqishtfolës. E

theksoj, nuk duhet të konfondojmë rum me grek. Rum = banor i krishterë

greqishtfolës, grek = banor i Greqisë. (Shpesh, me dashje ose pa dashje

bëhet një konfondim i tillë, si në literaturë ashtu edhe për qëllime të tjera –

L.B.). Një pjesë e mirë e kishave rume të Stambollit kanë qenë të

shqiptarëve, për të mos thënë më shumë. Në vitet ’60 të shekullit XX

shqiptarët deshën të krijojnë kishën e tyre autoqefale të pavarur nga

Patriarkana bizantine e Stambollit, por në sajë të luftës së egër e të

paprinciptë të saj me gjithë mbështetjen që patën nga sivëllezërit e tyre

shqiptarët myslimane të Stambollit, këto përpjekje nuk patën sukses. Naimi

qysh në kohën e vet u gjet në llogoret e kësaj lufte të shqiptarëve të

krishterë të Stambollit për kishën e tyre dhe i mbështeti me gjithë shpirt ata.

Në vitin 1989 udhëtoja me linjën ajrore greke “Olimpik” drejt Stambollit.

Një radhë para meje ishte një zonjë e re me djalin e saj dhe në krah, mesa

dukej, e ëma. Gjithë kohën dëgjoja greqishten e tyre disi të veçantë. Shumë

rrallë fliste djali i vogël 10-12 vjeçar. Më ra në sy në lëvizjet e tyre, në

sjelljet, qëndrimin e tyre njëlloj fisnikërie. Për të mbushur disa fletë që na i

shpërndanë stjuardesat, para se të zbrisnim në aeroportin e Stambollit i

257

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!