01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ëhet një ndërmjetësues i vlefshëm në këtë rast, në punën e tij ndoshta

sizifiane për ta zgjuar vetëdijen letrare ndër ne. Kjo do të mbështetej në

arsyen se kritiku letrar shpeshherë është lexuesi më i thellë dhe më ideal i

letërsisë dhe kjo ndoshta qe njëra nga arsyet që rubrikën e recensionit në të

përditshmen "Zëri" e mbititullova sprova të leximit krijues. Në këtë

kontekst, ku mund të nënkuptohet relativiteti i mundësive të leximit dhe

njëri prej varianteve të interpretimit, sigurisht se do pasur parasysh edhe

aventurën e të dy këtyre proceseve, të cilat nuk mbeten pa u përcjellë herë

me dhembjen e herë me kënaqësinë e krijuesit letrar. Sidoqoftë, ky libër

është rezultat i shkrimeve të mia të kësaj natyre të botuara në gazetën "Zëri"

(i përditshëm), në revistat për kulturë e letërsi, të Prishtinës, siç janë:

"Sheshi", "Fjala", "Jeta e re" e gjetiu, por edhe në "Albania" të Tiranës e

ndokund tjetër.

Që në këtë tekst hyrës mbase do të duhej sqaruar se këto shkrime a i

dominon kënaqësia estetike (e leximit) e tekstit apo interpretimi i tij, sepse

"lexuesi duhet të vendosë nëse një tekst do ta përdorë si tekst që ofron

kënaqësi, apo nëse një tekst të caktuar do ta përdorë si element për

ndërtimin e strategjisë së tij" (shih V. Miftari, "Teoria e objektit", fq. 30,

fusnota 20). Ndonëse në shkrimet e mia disa herë mund të hetohen që të dy

këto synime sa veç e veç po aq edhe në të njëjtin vend, në interpretimin e

librit (akëcilit tekst letrar) kritiku letrar e shpërfaq edhe teorinë e tij të

shkrimit, që e zbaton në krijimtarinë e tij letrare. (Përkitazi me kritikën e

artistit, Albert Thibaudet-i, sipas Jean - Yves Tadie, thotë: "kritika shpreh së

pari teoritë që i përkasin autorit, estetikën e tij, artin e tij poetik, të hedhura

më pastaj mbi të tjerat", nga artikulli "Feneri i Aleksandrisë" te "Fjala" nr.

8-9/ Prishtinë, 2002, fq. 10).

Estetika e misterit - esenca e kërkimit

Në mos në akëcilin shkrim, së paku me këtë rast, mbase ka mundur të jepet

edhe një biografi e leximit (togfjalësh i Xhemail Mustafës) e pse jo edhe e

interpretimit. P. sh. si erdhi autori i këtyre shkrimeve në kontakt me librin, a

ia dhuroi atë dikush, a ia preferoi dikush tjetër, a u ngushtua dhe e bleu pse i

pëlqeu, a e bleu thjesht për korrektësi, a e huazoi sa për ta bërë një shkrim

në gazetë apo revistë etj.? Ku e lexoi librin: në shtëpi, në autobus, mysafir

në një vend tjetër, apo u nis rastësisht në një vend dhe u desh të përfundohet

gjetiu; kur e nisi autori punën e interpretimit të librit (sepse shpeshherë

dikush bëhet sebep në raste të tilla) dhe a bëhej kjo veprimtari thjesht për

kënaqësi estetike, si vokacion krijues (si dashuri ndaj artit letrar), apo si

nevojë për të mbijetuar si qenie njerëzore (para së gjithash) dhe si qenie

krijuese (pas së gjithash)?

410

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!