01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E ndërkohë që po përpiqej të mendohej, fija e merimangës u këput. Për pak

desh ia bëri kokën petë. U tundën të gjithë muret e shtëpisë, dhoma u mbush

me pluhur, nga tavani filloi të pikonte më tepër. Ai ndenji i palëvizur duke

parë thërrmijat e pluhurit, të cilat formonin figura magjepsëse. Kur pluhuri

u qetësua, vuri re që kasaforta ishte hapur.

Vendosi të mos mendohej, brofi në këmbë dhe u vërsul drejt saj. Sytë i

mbante mbyllur. Mori frymë thellë dhe hapi sytë.

Ç’të shihte! Një kasafortë tjetër. Ky fakt nuk e zhgënjeu, përkundrazi i dha

zjarr më tepër. Aty brenda me siguri varej fati i botës, ndoshta e vërteta

universale. Iu rikthye matematikës. Sa më shumë thellohej në llogaritje, aq

më shumë e kaplonte pasioni, kureshtja, misteri. Ishte si hera e parë me të

dashurën e parë. Pas shumë mundimesh arriti të gjente kodin. E hapi gjithë

emocion. Ç’të shihte, një tjetër kasafortë. Atëherë e kuptoi se qëllimi i jetës

së tij ishte zgjidhja e këtij sistemi kasafortash. Kështu që vazhdoi punën

ethshëm. Pas një pune sfilitse zbuloi kodin. Duart i dridheshin. Bëri zemrën

gur. E hapi. Ç’të shihte, një tjetër kasafortë. Mendimi i tij u përforcua edhe

më tepër. Iu përvesh punës sërish. Tani nuk ishte punë e vështirë, sepse

kishte gjetur lidhjen midis kodeve. Tani ishte vetëm çështje kohe. Çdo hapje

kasaforte ishte paralajmërim triumfi. Kur e ndjeu se çasti i shumëpritur

kishte ardhur, pranoi në heshtje se ai çast ishte: gjithë jeta e tij. Këmbët

mezi po e mbanin, duart i dridheshin, zemra rrihte furishëm.

-Çfarëdo që të ketë brenda unë nuk ndalem, se jam burrë me dy “rr”,-tha ai

me zë të lartë.

Hapi kasafortën. Brenda gjendej një copë letër e zverdhur, varur në një fije

merimange. Përnjëherësh mendoi se ishte hartë thesari, por e frenoi

imagjinatën. E mori letrën duke iu dridhur dora. Aty diçka shkruhej.

Mori lupën dhe lexoi me vështirësi: “Go – m – ar, bes – oje se do gje – je

gjë bre – nda”?! U bë pikë e vrer. E mori atë dreq (sistem kasafortash)

kasaforte e i dha krah. U ul në një gur dhe filloi të kërkonte arsyen e gjithë

asaj pune.

E kapi një krizë histerie, e cila nuk zgjati shumë, sepse vuri re një evoluim

të menjëhershëm të mjekrës, të rrudhave dhe kërrusjen e mpirjen e gjithë

trupit.

Hodhi sytë nga kasaforta që çuditërisht shkëlqente më tepër se kurrë. Sa

s’desh ta përpinte, por tashmë ai s’ishte i zoti as të teshtinte.

Ndërkohë andej pari po kalonte një thatuk me fëtyrë të regjur, me sy

bubërritës si të “Çifutit shëtitës”, i cili pa nga kasaforta, u afrua drejt saj dhe

bëri ca gjeste të pakontrolluara, pastaj foli nën zë, por aq sa të dëgjohej nga

ai: “Arit! Qenka kasafortë prej arit”!

Ndërkohë maçoku i tij me emrin Daçshulc, tashmë i matufosur, tek po

qëndronte në parvazin e dritares, pa një trumcak që po i sillej rrotull. Nuk u

mat dy herë, por u hodh që të kapte zogun. Edhe pse s’ia kishte idenë

teorisë së gravitetit, përfundoi tre kate më poshtë.

323

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!