01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ja, si e thotë Nietzsche: “Pa mite...çdo kulturë humbet pjellorinë e

shëndetshme të energjisë së saj të lindur; vetëm një horizont i përvijuar nga

miti mund të sigurojë unitetin e qytetërimit të gjallë që ai mbyll përbrenda”.

Adulti nuk njihet si i rritur prej shkëputjes, adulterit tradhëtor që u mbivë

kukullave.

Duke humbur me dashje, veç të tjerash, edhe vizionin foshnjor e pulsionin

rinues, fantazinë, imagjinatën e beftë, që na i mban gjallë veç fëmija

përbrenda nesh.

Qetësisht alarmante, si vetë marrëdhënia e fëmijës me kukullën, raportit me

papërfilljen, njeriut me shpirtrat (Se nuk rresht Rilke dhe përshkruan

shpirtin kukull, shtrënguar fort në dorën e foshnjes nën ethe, si të vetmen

gjë që kishte ende forca të mos e lëshonte, ndërsa ethja e ligë e vdekjes po

avitej), mitet e përrallat na venë në kandar moralin tundues, rrëgjues dhe ato

pak parime, ...që mezi ia dalim mbanë të mos i flakim.

Më shumë se sa jemi ne që shohim kukullat, kukullat na shohin ne.

Ne shohim në to të vetmit miq të përbashkët, rreptësisht të sigurtë, që kemi

pasur në jetë, kësoj jete ku, ndërkohë, për të qenë si miq na duhet,

medoemos, të shpikim armiq të përbashkët.

A nuk dëshiron njeriu që të vijojë të krijohet në sajë të imazhit të miteve të

kukullave, përrallave që vet ka sajuar?

Por miti, vëren miku i tyre - Levi Strauss, përbëhet nga shumësia e

varianteve të tij.

Hë pra si i bëhet, ende sot, kur njeriu shumicë do që të shohë të gjtha

kukullat veç tek vetja e tij, dhe nuk sheh tek tjetri asnjërën prej tyre!

Thonë se Ronstadi u zemërua, pse s’ja zhveshi dot veset heroit të tij (le

dernier nuit de don Juan), që s’rreshtte së gënjyeri veten, prandaj nuk e

vërvit në ferr natën e fundit të romanit.

Por e braktis në një teatër kukullash!... që të mbetet rob i legjendës së vet.

Shih një kukull! E bukur paq... meqë si e trishtë.

Si shkak trishtimi. Kukull aq!

Po shih lotin në mollzën e saj pa! Atë pikël shi rrëzuar prej syrit

të fëmijës mbi kukullën si epikë ndër duar.

Shumë më i bukur loti... edhe pa lypur shkak.

Plot hirë, i vërtetë, i njelmët, i trishtë, shkaktar, i shkaktuar.

Si një gjëhiç! Vegim. Këputur ëndrrash foshnjërie.

vetë shkak vetë trishtim! Për hiçgjë; Si në përrallë pengjesh fëmijërie.

Si një asgjë. Asgjë tepër, kurrgjë mangut. Pikë loti!

103

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!