01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kryqin te shtylla ku do ta mbërthejnë për të vdekur. Mirëpo Krishti nuk

dënohet me Skëterrë pas vdekjes, ku të cfilitet duke mos e çuar dot kryqin te

shtylla e, sa herë që ai t'i bjerë nga supet, të kthehet prapsht e ta fillojë

veprimin nga e para. Krishti e do ndëshkimin, kryqin, ai është i barabartë

me kryqin. Thuhet se Krishti vdiq i lumtur, pasi u dha ngushëllim njerëzve

me vdekjen e vet dhe akti i tij ka një fillim e një fund. Te Sizifi ndodh

ndryshe: në jetë u ka sjellë telashe e mundime njerëzve dhe perëndive, ka

ndërtuar mure me gur për të ndarë njerëzit, se kështu realizonte dëshirat e tij

të prapshta, dënimi i tij për të mbartur gurin ka si qëllim të vetëm

ndëshkimin dhe kjo nuk ka mundësi t'i sjellë gëzim, aq më tepër kur thuhet

në mit, se kur i iku vdekjes një herë, iu dha i shfrenuar gëzimeve të jetës.

Po të lexojmë mitin e Odisesë, mësojmë se duhet të ketë qënë kjo kohë kur

Sizifi u lidh për kënaqësi epshore me Antiklenë, të fejuarën e Laertit,

(prindët e ardhshëm të Odisesë), prej nga do të lindte heroi mitik i Trojës.

Pra, Odiseja na del sipas këtij miti, djalë jo i ligjshëm i Sizifit. Prej tij

besohet t'i ketë marrë disa nga veset: sidomos dinakërinë, vjedhjen dhe

gënjeshtrën. Kujtojmë se në Luftën e Trojës ai u fut me Diomedin fshehtazi

në Trojë dhe grabiti statujën mbrojtëse të qytetit, Paladiumin.

Sipas historianëve të lashtë, Peloponezi dikur quhej Pellazgji dhe dihet se

pellazgët qenë mjeshtra në ndërtime muresh me gurë qiklopikë. Ata kishin

ndërtuar edhe muret e Athinës së vjetër. Dihet se atikasit i dëbuan pellazgët,

por para se ta bënin këtë, zuri fill fushata propagandistike kundër tyre. Dihet

se dëbimet kryhen me dhunë, jo me mirësjellje. Në mitin propagandistik

mbi Tezeun, heroin e Atikës, mes të tjerave heroizma të Tezeut, përmendet

vrasja e hajdutit Sinid, të mbiquajtur Pitiokampt, (përkulës i pishave). Ai

ishte i pajisur me një forcë të madhe, përkulte pishat më të trasha, afronte

majat e tyre dhe lidhte aty kalimtarët që kishte zënë. Degët, kur

drejtoheshin, i shqyenin viktimat. Sinidi vepronte në ngushticën e Korintit,

njëlloj si Sizifi dhe Skironi. Të tre janë me forcë të madhe, të cilën e

përdorin për të kryer të këqia dhe ndëshkohen. Po ashtu, në mitin mbi

Tezeun, ky vrau Skironin në kufirin midis Megarës dhe Atikës, e hodhi në

det, por deti dhe toka nuk donin ta pranonin trupin e hajdutit, kështu që ai

qëndroi për ca kohë i varur në ajër, derisa më në fund u shndrrua në

shkëmb. Te ky mit kuptohet fare qartë se ky popull, pra pellazgët, as të

gjallë nuk kishin më vend në tokë e në det, se toka dhe deti duhej t'i

përkisnin një populli tjetër, të cilët i përfaqësonte heroi i tyre, Tezeu.

Skironi shndrrohet në gur, në atë që i simbolizon pellazgët, njerëz të mureve

me gurë qiklopikë. Kurse Sizifi u dënua të ngrinte në Skëterrë një gur të

madh, pa arritur ta çonte dot në majë të malit, në një mundim të pafund e të

padobishëm. Në të gjitha këto raste, asnjë prej këtyre figurave mitike, në

veçanti Sizifi, nuk mund të ndjehen të lumtur. Miti i Sizifit fare mirë mund

98

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!